Prokuroria nis hetimet për tragjedinë pas tërmetit në Durrës

517
Sigal

Prokuroria ka nisur hetimet në Durrës për objektet që do shemben në lidhje me cilësinë e punimeve. Një grup me Oficerë të Policisë Gjyqësore dhe ekspertë të fushës së ndërtimit po punojnë në terren.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se tashmë udhëzimi është i qartë të niset hetimi për të gjitha ato që nxorri tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit, ku si pasojë humbën jetën 51 persona, qindra të tjerë mbetën të plagosur, ndërkohë që qindra objekte tashmë do t’i nënshtrohen rrënimit total ç’ka do të rezultojë me kosto marramendese në buxhetin e shtetit.

Shembja ndërtesave ngriti pikëpyetje mbi cilësinë e punimeve