Prokuroria merr në pyetje Erion Veliajn, heton punimet tek parku i liqenit

508
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është marrë në pyetje nga Prokuroria në lidhje me ndërtimin e këndit të lojrave tek parku i liqenit në Tiranë. Veliaj shoqërohej në Prokurori nga nënkryetari Arbi Mazniku, të cilët dhanë shpjegime për lejen e punimeve të ndërtimit të këndit të lojrave. Erion Veliaj është pyetur nga prokurori dje në mbrëmje, por lajmi sot është bërë publik. Kryebashkiaku Veliaj është marrë në pyetje nga prokurori Gjegji Tako. Hetimet e organit të akuzës kanë nisur pas kallëzimit të bërë nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe nga Partia Demokratike me pretendimin se punimet në park ishin të paligjshme. Gjithashtu, janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë që kanë hartuar projektin për ndërtimin e këndit të lojrave brenda parkut të liqenit.
Sigal