Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm/ Ja kur nis gjyqi për masakrën e Selenicës

581
Sigal

Më 16 prill në gjykatën e Vlorës pritet të nisë procesi gjyqësor për masakrën e Selenicës, ku Ritvan Zykaj vrau tetë familjarë më, 10 gusht të vitit të kaluar.

Në seancë do të merren dëshmitarët e familjarëve të viktimave, njëherësh edhe të autorit të masakrës.

Prokurori çështjes Saimir Smaka ka kërkuar burgim të përjetshëm për 24 vjeçarin, i cili mbrohet nga avokat të caktuar nga shteti.

Ndërsa pritet të nisë shqyrtimi i çështjes me themel, në gjykatën e Vlorës janë mbajtur dy seanca paraprake ku Zykaj nuk ka qenë i pranishëm! Ai mbahet në paraburgimin e Vlorës.

Më 10 gushtin e shkuar, Zykaj sulmoi me armë kallashnikov familjarë të tij duke lënë të vdekur 8 prej tyre.