Prokuroria kërkon 1 milion lekë gjobë për deputetin Veliaj, për shkatërrim prone publike

489
TIRANË – 1 milionë lekë të rinj është gjoba që prokuroria e Përgjithshme kërkon të paguajë deputeti i Partisë Demokratike Astrit Veliaj, i vënë nën akuzë për prishje të pronës publike. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë do të marrë vendim për deputetin më 20 nëntor, ndërsa i pranishëm në sallë Veliaj kërkoi pafajësi duke e quajtur të pabazuar pretencën e prokurorit Altin Binaj.
Deputeti Veliaj akuzohet se ka prishur një godinën e ish-drejtorisë së Policisë së Fierit për të ndërtuar universitetin privat “UFO” në këtë qytet. Vetë demputetë i djathtë thotë se kjo ndërtesë është hequr prej vitesh nga lista e pronave shtetërore e Ministrisë së Brendshme.
Veliaj u mor si i pandehur 8 muaj më parë, fillimisht me akuzën e ndërtimit të paligjshëm dhe prishjes së pronës publike, por pas amnistisë për ndërtimet pa leje, prokuroria mbeti përballë Gjykatës vetëm me një akuzë, atë të shkatërrimit të pronës.
Objekti 4 katësh i universitetit me një kullë në mes, të tipit “Shtëpia e Bardhë”, është ndërtuar pa pasur lejen ndërtimore të lëshuar nga Bashkia e Fierit.
Ndërkohë procedura e shembjes së godinave me vlerë 104 milion lekë të vjetra, që kanë qenë pronë e ministrisë së Brendshme dhe tjetërsimi i truallit ka ndodhur gjatë periudhës kur ministër i Brendshëm ishte Flamur Noka. 
Sigal