Prokuroria, fletëthirrje për Saimir Tahirin

496
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar një fletëthirrje për ish –ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai do të duhet të paraqitet në organin e akuzës në lidhje me hetimin që po kryhet ndaj Emiljano Shullazit.

Tahiri është thirrur për të dhënë deklarime në lidhje me bisedën që ai ka zhvilluar me rektorin e UT, Mynir Koni, i cili e denoncoi Shullazin se e kishte kërcënuar për t’u larguar nga gara për rektor.

Prokurorët kanë dyshime se ndërhyrja e Tahirit nuk ka qenë ligjore.

Javën e kaluar u thirr për të dëshmuar edhe drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj. 
Sigal