Prokuroria e Vlorës, nis hetimet ndaj drejtores së Ujësjellësit Vlorë

621
Sigal

Që kur në krye të SH.A Ujësjellësit Vlorë u rikthye znj. Varvara Gjika, ky institucion është kthyer në qendër të kritikave dhe pakënaqësive të qytetarëve të Vlorës, jo vetëm për performancën e saj të dobët, por, edhe sepse ky institucion përflitet për abuzime dhe shpërdorime të detyrës. Po ku konsistojnë këto abuzime?

Së pari: Dihet që qyteti i Vlorës, është një qytet me burime të mëdha të ujit të pijshëm, por, u bënë 23 vjet që lagje të tëra të qytetit të Vlorës po vuajnë mungesën e ujit, kjo për faktin se drejtuesit aktual, Drejtorja e Ujësjellësit znj.Varvara Gjika, e cila që kur është rikthyer në drejtimin e këtij institucioni nuk ka ndryshuar asgjë lidhur me furnizimin me ujë të lagjeve të qytetit, por kjo drejtuese përveçse sjelljes arrogante që përdor herë pas herë ndaj qytetarëve, të cilët shkojnë në zyrën e saj për të kërkuar zgjidhje për gjendjen e padurueshme që ka pllakosur lagjet e Vlorës, nuk ka bërë asnjë gjë, por vetëm ka parë si të shtojë llogaritë në xhepin e saj.

Së dyti: Bordi drejtues i SHA Ujësjellës Vlorë, është i përbërë nga një grup njerëzish, të cilët janë në lidhje nepotizmi dhe të përfshirë në afera korruptive, gjë që ka bërë që në Ndërmarrjen Ujësjellësit Vlorë të shkojë prokurori i “Task -Forcës” pranë Prokurorisë së Rrethit Vlorë, Klodjan Braho dhe të fillojë hetimet për abuzime dhe shpërdorime të detyrës ndaj Drejtores SHA Ujësjellësit, Vlorë dhe gjithë bordit drejtues të këtij institucioni që është kthyer në një makth të vërtetë si një grup mafioz për qytetarët e Vlorës. Në ditët e ardhshme pritet të mësohet më shumë, lidhur me hetimet e nisura ndaj drejtuesve të SH.A Ujësjellësit Vlorë. Për këto abuzime të këtyre drejtuesve është vënë në dijeni kohë më parë edhe deputeti i Vlorës njëkohësisht edhe Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama. Nuk dihet nëse zoti Rama ka ndërhyrë për të ushtruar detyrën e tij për zgjidhjen e kësaj situate alarmante si për mungesën e ujit të pijshëm në lagjet e qytetit, ashtu edhe për të ndalur abuzimet e shumta në këtë institucion.