Prokuroria e Tiranës pushon hetimet për ish-drejtuesit e policisë së shtetit Burgajn e Kuliçajn

548
Prokuroria e Tiranës pushon hetimet për ish kreun e policisë së Shtetit Hysni Burgaj dhe ish nëndrejtorin Agron Kuliçaj. Sipas Prokurorisë së Tiranës pushimi i hetimeve është bërë pasi “nuk ka elementë të veprës penale”
Paditë u depozituan nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Në një konferencë për median të para pak ditëve ai deklaroi:
“Kam depozituar padi penale ndaj ish drejtori të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj për shpërdorim detyre lidhur me mos ekzekutimet ne kohë të urdhrave të ndalimit për 6 punonjës të Gardës së Republikës, përfshirë komandantin Ndrea Prendi për ngjarjet e 21 Janarit duke krijuar si pasojë mungesën e hetimit të përshtatshëm dhe të plotë sepse vonesa në ekzekutimin e urdhrave të ndalimit çoi në manipulimin provave. 
Çështja ende në hetim.
Kam depozituar kallëzim ndaj ish nëndrejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj për shpërdorim detyre duke mos ekzekutuar urdhrat e ndalimit për 6 punonjës së Gardës së Republikës përfshirë komandantin Ndrea Prendi për ngjarjet e 21 Janarit ku humbën jetën 4 qytetarë.
Sigal