Prokuroria e Korçës kërkon 76 vite burg për 6 trafikantët

556
Prokuroria e Korçës kërkon 76 vjet burgim për 6 persona, pjesë e një grupi, të akuzua për “prodhim dhe shitje të lëndës narkotike”. Fillimisht, është dyshuar se këta persona kanë tentuar të trafikojnë drejt Greqisë një sasi prej rreth 23 kg lëndë narkotike cannabis. Për këtë arsye, fillimisht hetimi është zhvilluar nga Prokuroria për Krime të Rënda, kompetente për hetimin e trafikut të lëndëve narkotike. Më pas, gjatë hetimit rezultoi se personat e përfshirë kanë synuar ta shisnin drogën tek përdoruesit në Korçë. Për këtë arsye, vijimi i hetimit dhe më tej gjykimi u zhvillua nga Prokuroria dhe Gjykata e Korçës.
Nga hetimi ka rezultuar se në datë 29.05.2015 janë arrestuar në flagrancë 7 persona në Tiranë, në vijim të një hetimi në zhvillim të Prokurorisë për Krime të Rënda, në bazë të informacionit të referuar nga Policia e Shtetit. Në bazë të veprimeve proceduriale rezulton se lënda narkotike e sekuestruar nga Policia është siguruar në zonën e Mamurrasit nga ana e shtetasit Gjorgjo Gjoka, ndërkohë që shtetasit Platin Bodi dhe Adrian Lile kanë organizuar transportin e saj. Për këtë qëllim Adrian Lile ka siguruar edhe dy personat që do të bënin transportin, që janë shtetasit Leonard Qesari dhe Bujar Qesaraka, të cilët udhëtuan me këtë person drejt qytetit të Mamurrasit, ku kanë marrë dhe automjetin tip “Audi A4” në të cilin u ngarkua lënda narkotike. Droga ishte futur pikërisht në çantat e zeza që u blenë mëngjesin e asaj dite nga shtetasit Adrian Lile dhe Bujar Qesaraka. Si ndihmës dhe bashkëpunëtor për transportimin e lëndës narkotike janë edhe Enver Lika e Altin Kodra, të cilët kanë udhëtuar me shtetasin Adrian Lilen drejt Korçës.
Sigal