Prokuroria e Durrësit mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorin e portit dhe 2 vartësit e tij

268
Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-drejtorin e Portit, Eduard Ndreu, si edhe dy-ish vartësit e tij, Mehmet Borshi dhe Agron Çopja, të akuzuar për veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës”.
Sipas Prokurorisë, pas një hetimi të nisur në bazë të materialit të referuar nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, rezultoi se tre ish-zyrtarët, i kanë shkaktuar shteti një dëm rreth 22.8 milionë lekë të reja dhe 260.000 euro, për shkak të shkeljeve ligjore në disa procedura të prokurimeve publike.
Gjatë hetimeve, ndaj shtetasve Ndreu dhe Borshi u vendos fillimisht masa e sigurisë “arrest në burg”, e cila më pas u ndryshua në “detyrim për paraqitje”.
Nga hetimi i prokurorisë Durrës, u arritën të provoheshin shkelje në disa procedura tenderimi, e konkretisht:
“Kryerja e remontit të përgjithshëm të dy elektrovincave 16-27.5 t”
Amendim i procedurës “Kryerja e remontit te pergjithshem te dy elekrtovincave 16-27.5 ton
“Blerje pjesë këmbimi elektrike dhe elektronike për elektrovinça 16-27 ton”
“Mirëmbajtja teknike e mjeteve, mekanizmave dhe pajisjeve industria1e në zotërim të Autoritetit Portual Durrës (APD)”,
Kalimi i shërbimit të mirëmbajtjes së infrastukturës energjitike dhe elektrike të operatorëve privatë, viti 2013’
Shërbime për asistencë teknike për menaxhuesit e APD”
Anullimimi i procedurës për blerjen e dy mjeteve “Rachtakera”