Prokuroria çon “letrat” e Roshit, për verifikim në SHBA

161

Prokuroria dyshon se
një nga emrat e përdorur nga kryebashkiaku i Kavajës është edhe Enver Rroshi, i
hetuar nga DEA në vitin 2015 “për trafik droge dhe pastrim parash”. Për të
verifikuar këtë fakt, Prokuroria ka nisur letër-porosi drejt Shteteve të
Bashkuara të Amerikës. Elvis Rroshi, kryetar i Bashkisë së Kavajës dyshohet të
jetë hetuar nga Agjencia Amerikane e Antidrogës, DEA në vitin 2015 për implikim
në trafik droge dhe pastrim parash. Burime zyrtare të Prokurorisë i thanë BIRN,
se organi i akuzës ka dërguar letër-porosi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
dhe po pret përgjigjen për të vendosur, nëse ka ose jo vend për hetime të reja
ndaj kryebashkiakut të Kavajës. Në janar të vitit 2016, prokuroria shqiptare
nisi hetimet mbi të shkuarën e Roshit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
Pas pesë muajsh hetime, Prokuroria urdhëroi arrestimin e tij me akuzën e
“falsifikimit.” në formularin e vetë deklarimit. Sipas Prokurorisë, Rroshi
kishte përdorur pesë emra të ndryshëm në disa vende të Evropës. Hetuesit kanë
dyshime, se një nga emrat e përdorur është edhe Enver Roshi-njeriu që është
hetuar nga DEA.