“Prokurori, shoferi dhe miku i tij drekë në restorant luksoz në plazh pak para atentatit”, çfarë kapën kamerat e sigurisë (Detajet)

537
Sigal

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e ndodhur sot në Mbikalimin e Shkozetit, ku iu bë atentat prokurorit të Durrësit Arian Ndoji.

Forca të ndërhyrjes së shpejtë nga Tirana kanë mbërritur në Durrës, me automjete të policisë të blinduara. Grupi hetimor i ngritur deri tani ka marrë në shqyrtim pamjet e sigurisë në disa biznese.

Grupi hetimor ka marrë si material kamerat e restorantit ku kanë drekuar të tre së bashku, prokurori, shoferi dhe miku i Ndojit. Ata kanë drekuar në një restorant luksoz në zonën e plazhit.

Bëhet me dije se janë duke u parë pamjet e restorantit, për të parë nëse dikush i kishte ata nën mbikëqyrje. Për llogari të hetimit, janë shoqëruar disa persona. Janë marrë shumë filmime në rrugën e plazhit, te bizneseve, për të parë se kush i ka ndjekur nga restoranti deri tek vendi i atentatit. Po ashtu, po merret edhe informacion në terren.