Prokurori i Fierit pushon çështjen për vdekjen e fëmijës 2-vjeçar V. B.

1304
Nga Av. Kujtim CAKRANI
Bashkëshortët Luftar dhe Pranvera Buzi janë banorë të fshatit Kallëm i Vogël i rrethit Fier. Në vitin 2012 në afërsi të banesës së tyre një furgon i një kompanie private u aksidentoi për vdekje djalin e vetëm dy-vjeçar. Menjëherë mbërriti policia dhe kreu arrestimin në flagrancë të shoferit të furgonit, dhe duke ia kaluar materialet për hetime të mëtejshme prokurorisë së rrethit Fier, me prokuror Çlirim Sino. Pas tre ditësh pikërisht në masën e vlerësimit të arrestit, gjykata e shkallës së parë Fier vendosi, ta lirojë autorin e ngjarjes, duke lënë atë të lirë. Sipas prindërve të fëmijës dy-vjeçar Vionis Buzi, por edhe sipas dokumenteve shkresore këtu fillon gjithë padrejtësia, korrupsioni apo neglizhenca e organit të akuzës prokurorit Çlirim Sino për faktin se: Prokurori Çlirim Sino,e miratoi në heshtje vendimin e gjykatës që vendosi lirimin e autorit të aksidentit për faktin se ai nuk e apeloi vendimin e gjykatës së shkallës së parë Fier, ndërkohë që prokurorët nuk lënë asnjë vendim gjykate që është në kundërshtim me kërkesën e tyre. Prokurori Çlirim Sino, 12 ditë pas aksidentit me vendim ka vendosur ta lirojë furgonin që në fakt ishte e vetmja provë që organi i akuzës kishte për të kryer hetimet dhe për të faktuar krimin dhe të kryente aktin e ekspertimit rreth ngjarjes. Prokurori Sino në mënyrë të qëllimshme plot pas një muaji pas aksidentit dhe pasi kishte vendosur lirimin nga sekuestrimi provën e vetme të këtij aksidentit, furgonin, vendosi të kryente aktin e ekspertimit duke caktuar ekspertë të fushës. Pas disa kohësh ai vendosi pushimin e çështjes duke bërë me faj fëmijën, pasi kishte qenë i tij problemi i gjithë kësaj historie. Familjarët të indinjuar nga ky veprim dhe vendim i tij, vendosën ankimimin e vendimit tek prokurori i përgjithshëm i kohës, i cili pasi e shqyrtoi doli në përfundimin dhe vendosi që kjo çështje duhej rihetuar duke kthyer atë përsëri pranë prokurorisë së rrethit Fier. Përsëri prokurori Çlirim Sino, pasi një gjoja rihetimi del përsëri në përfundimin se, fajin e kishte fëmija dhe jo shoferi i furgonit, duke vendosur kështu pushimin procedimit penal, për herën e dytë. Praktikisht prokurori Çlirim Sino nuk kreu asnjë hetim lidhur me ngjarjen që në fakt është shumë e rëndë, ai nuk mori mundimin të thërriste dhe të pyeste prindërit e të ndjerit Vionis Buzi, ai nuk mori mundimin të pyeste dëshmitarët e ngjarjes-bashkëfshatarët e tij, ai mori të mirëqenë aktin e ekspertimit të kryer nga ekspertët që në fakt ishin të ndarë në vendimet dhe raportet e tyre përfundimtare. Nëse shohim këto akte ekspertimi duket qartë se ata nuk përputhen aspak me realitetin, por prokurori ka pranuar versionin e ekspertëve, të cilët dukshëm kanë dalë në mbrojtje të autorit të aksidentit, natyrisht për ta ndihmuar atë Prindërit e te ndjerit Vionis Buzi, të zhgënjyer dhe indinjuar thellë nga veprimet dhe vendimi i pushimit të hetimit nga ana e prokurorit Çlirim Sino, i cili ka nxjerrë të pafajshëm autorin e aksidentit, vendosën t’i drejtohen institucioneve më të larta të vendit si Presidentit, Kryeministrit dhe Prokurorit të Përgjithshëm, ku me anë të ankesave të tyre denonconin prokurorin Çlirim Sino, madje në një moment dëshpërimi nga kjo padrejtësi e bërë nga prokurori Sino, babai i fëmijës së aksidentuar vendosi t’i drejtohet me anë të një letre edhe vetë prokurorit Çlirim Sino, të cilit i kërkon arsyet e pushimit të çështjes, duke shtuar se, ai nuk do të reshtë si kërkuari dhe do ta bëjë vetë drejtësinë e djalit të tij dy-vjeçar me çdo çmim, natyrisht fjalë këto të thëna në momente dëshpërimi dhe në humbje totale të shpresës nga organi i ndjekjes penale, prokuroria. Prokurori Çlirim Sino, letrën apo kërkesën e qytetarit Luftar Buzi e mori si shenjë kërcënimi, dhe pa asnjë njohje dhe asnjë arsye kryen kallëzim penal ndaj shtetasit Luftar Buzi pranë prokurorisë së rrethit Lushnje. Prokuroria e Lushnjes pa asnjë bazë dhe asnjë provë ka vendosur të marrë si të pandehur babain e viktimës, shtetasin Luftar Buzi, ndoshta për t’i bërë edhe një favor kolegut të tyre. Ky veprim i prokurorit Çlirim Sino që ka kryer kallëzim penal ndaj këtij shtetasi është një shenjë kërcënimi ndaj tij, me qëllim që qytetari të mos ngrejë më zërin në të ardhmen për veprimet e prokurorit, i cili në mënyrë të çuditshme apo të errët ka mbyllur procedimin penal ndaj një viktime siç është fëmija 2-vjeçar Vionis Buzi. Prindërit e të ndjerit, vogëlushit 2- vjeçar Vionis Buzi, janë të bindur se prokurori është kompromentuar, duke pretenduar se autori i aksidentit ka paguar prokurorit shuma të mëdha, me qëllim nxjerrjen e tij të pafajshëm. Natyrisht është një pretendim i tyre, por edhe gjithë aktet që ndodhen në dosje dhe veprimet e prokurorit të bëjnë të mendosh se në këtë ngjarje ka diçka që nuk shkon nga ana e prokurorit Çlirim Sino. Prandaj duhet nisur një hetim nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme dhe organeve të tjera të kontrollit, me qëllim që çështje të tilla të pushuara nga prokurorë të tillë të rihetohen dhe këtë prokuror, por edhe çdo prokuror të kësaj Republike që ka abuzuar me çështje të tilla, t’i çojnë para drejtësisë dhe të përgjigjen, sepse këta e kanë bënë jetën e njeriut sikur të ishte një kafshë. Dhe rasti i prokurorit Çlirim Sino ndaj prindërve të të ndjerit Vionis Buzi, tregon se është sjellë në mënyrë shumë diskriminuese. Studio lidhore Cakrani që ka marrë përsipër këtë çështje e do ta ndjekë deri në fund deri sa të zbardhet e vërteta e ngjarjes dhe prokurori Çlirim Sino të marrë dënimin sipas ligjit për veprimet dhe mosveprimet e tij. Këta lloj prokurorësh nuk i duhen sistemit të drejtësisë, këta janë e shkuara e drejtësisë së korruptuar…
Sigal