Prokurori amerikan për herë të parë ndjek një proces gjyqësor në Shqipëri

590
TIRANË – Prokurori amerikan Gjon Juncaj i atashuar në hetimet e dosjeve të korrupsionit pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda zbret në terren dhe për herë të parë ndjek nga afër procesin gjyqësor ndaj një zyrtari të akuzuar për korrupsion.
Juncaj ishte i pranishëm në procesin ku i pandehur për ryshfet në vlerën e 80 mijë eurove është gjyqtari i Sarandës Rasim Doda.
Përgjatë seancës e cila zgjati për afro 15 minuta me anë të ndihmesës së tij, Juncaj u interesua hap pas hapi për mënyrën e zhvillimit të gjykimit dhe përfaqësimit të akuzës nga dy kolegët e tij shqiptar Manjola Kajan dhe Genti Osmani.
Por çfarë ndodhi në këtë seancë ku do të pyeteshin dhe dëshmitarët?
Teksa mori fjalën për të kërkuar shtyrjen e seancës pasi avokati i tij ishte i sëmurë, gjyqtari i pandehur akuzoi prokurorinë për një proces të stisur.
Prokuroria kish planifikuar që në këtë seancë të dëgjohej dhe dëshmia e Hasan Bushit personit që shihni në këto pamje, i cili 5 muaj më parë kallëzoi penalisht gjyqtarin Doda se i kërkoi para në këmbim të një vendimi.
Në kushtet e mungesës së avokatit të dytë të Dodës, gjykatësi Bib Ndreca vendosi shtyrjen e seancës për më 30 tetor.
Prania për herë të parë e një prokurori amerikan në sallë, solli dhe ndryshim rrënjësorë të Gjykatës së Krimeve të Rënda sa i përket transparencës ku media u lejua të ndjek gjyqin nga fillimi në fund dhe nuk u nxor jashtë siç ndodh rëndom kur në sallë nuk ka përfaqësi të huaj.
Sigal