Projektligji për tregtinë elektronike, Harito: Të ndëshkueshme çdo fyerje apo koment në portalet online

597
Sigal

 

Qeveria do të rikthejë
projektligjin për tregtinë elektronike, i cili bën të ndëshkueshme çdo fyerje
apo koment në portalet në internet.




“Nuk është se kemi ndonjë afat dhe nuk është se ka dhe ndonjë
urgjencë për këtë, në këtë çështje sepse siç e thashë dhe një herë ligji
ekziston, pra janë thjesht teknikalitete që po përmirësohen, por do të ndjeki
procedurën e vet, nuk besoj se ja arrijmë këtë sesion, por besoj pas janarit do
të jetë në Parlament”, thotë ministrja Harito.


  

Ndryshimet në ligjin për tregtinë elektronike, fillimisht
u propozuan në mars të këtij viti. Por pas akuzave nga mediat online se drafti
cenon lirinë e shprehjes qeveria nuk avancoi atë në Parlament.




“Ka qenë një proces konsultimi që zgjati më tepër seç
duhej sepse pati një ndjeshmëri të shtuar dhe pati nevojë që të shpjegohej më
gjerë. Një nga elementët pozitivë të konsultimit që ne bëmë është që portalet
kuptuan që ishin pjesë e ligjit aktual dhe nuk e dinin këtë gjë sepse ligji i
2009-ës ka patur shumë më pak portale dhe shumë më pak aktive”, deklaron
ministrja e Inovacionit.




Sipas ministres së Inovacionit, drafti bazohet në
direktivën më të re të Bashkimit Europian dhe është konsultuar gjerësisht me
OSBE dhe Këshillin e Europës.




“Ne sigurisht kemi marrë parasysh të gjithë sugjerimet e
tyre. Ligji është duke u konsultuar me të gjithë ministritë dhe do të vazhdojë
procedurën normale”, u shpreh ai.




Por cilat janë përmirësimet që sipas Haritos i janë bërë
draftit që u paraqit në mars?




“Për t’ju dhënë një shembull ligji ekzistues thotë se nëse
ka komente të padëshiruara online drejtuesit e portaleve janë të detyruar t’i
tërheqin menjëherë. Menjeherë është një gjë e papërcaktuar kështu që ne kemi
vendosur një orar 72 orë sipas direktivës së BE dhe të tjera përmirësime,
saktësime si këto”, thotë ajo.