Projektligji i ri, ja çfarë përfitojnë emigrantët shqiptarë në Greqi

677
Një projektligj i ri lidhur me politikat emigratore pritet të kalojë në fund të muajit Prill në Parlamentin e Greqisë. Sipas Federatës së Shoqatave të Emigrantëve Shqiptarë në Greqi Projektligji do të sjellë rregullimin e praktikave që gjejnë aktualisht mjaft vështirësi në legalizimin e emigrantëve të huaj, pjesën më të madhe të të cilëve e përbëjnë shqiptarët. Federata e Shoqatave Shqiptare vlerëson se disa nga kategoritë më problematike të legalizimit të emigrantëve në Greqi janë ato që lidhen me aplikimet për arsye të jashtëzakonshme, njerëzore, të cilat adresohen në shërbimin e vetëm të Ministrisë së Brendshme që ndodhet në Pire. Sipas projektligjit të ri këto aplikime do të adresohen pranë Prefekturave. 
Bashkimet familjare.
Një kategori tjetër problematike e zbatimit të Ligjti të Emigracionit është trajtimi i çështjeve që lidhen me bashkimet familjare si dhe aplikimet e fëmijëve për fitimin e nënshtetësisë greke. Federata vlerëson se Projektligji i ri parashikon që të gjithë ata prindër që kanë sjell në jetë fëmijë në Greqi dhe nuk disponojnë dokumenta, pavarësisht nëse njëri prej tyre ka apo jo dokumente qëndrimi do të ketë lehtësime në procesin e legalizmit dhe do të përfshihen në projektligjin e ri. 
Kategoria e lejeve 5- vjeçare
Sipas Projektligjit, që pritet të trajtohet në Parlamentin grek, do të ndryshojë dhe kKategoria e lejeve 5-vjeçare të qëndrimit për emigrantët. Afati i këtyre lejeve do të bëhet 10-vjeçar. Projektligji lehtëson edhe kriteret për për marrjen e kësaj Leje Qëndrimi. Kështu nga 12 vjet qëndrim të ligjshëm në Greqi, që ishte kriteri më parë, për të përfituar këtë leje, afati do reduktohet në vetëm 5 vjet. Ndërkohë edhe Ambasada Shqiptare në Athinë njoftoi lehtësim të lëshimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit për emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi. 
Afati për paraqitje dokumentash në ambasadë
Ambasada tha se të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilët janë të interesuar për aplikim për pajisjen me dokumente e identitetit, nga data 3 maj dhe më pas, mund të paraqiten çdo ditë pranë Sektorit Konsullor të Ambasadës pa qënë nevoja për të lënë takim paraprak. Emigrantët shqiptarë përbëjnë pjesën dërrmuese të të huajve në Greqi. Sipas Ministrisë se Brendshme greke vlerësohet se rreth 384.000 shqiptarë kanë përfituar Lejet e Qëndrimit nga rreth 553.000 emigrantë të huaj që ndodhen gjithsejt në Greqi. Në numrin e përgjithshëm të shqiptarëve përfshihen edhe rreth 43 .000 emigrantë shqiptarë që kanë fituar shtetësinë greke.
Fotografitë e odisesë së refugjatëve fitojnë çmimin Pulitzer
Fotografët e New York Times dhe të agjencisë Reuters vlerësohen me çmim në kategorinë Breaking News Photography. Ndoqën refugjatët “në kufij të pasigurtë, drejtdestinacionesh të panjohura”. “Kanë kapur vendosmërinë e refugjatëve, rreziqet e udhëtimeve të tyre dhe përpjekjet e vendeve pritëse për t’i mirëpritur”, dhe e kanë bërë me “fotografi bindëse, secila me zërin e vet, që ndjekin refugjatët që migrojnë për qindra milje përmes kufijve të pasigurtë drejt destinacionesh të panjohura”. Janë këto arsyet për të cilat juria e çmimit Pulitzer u dha dje çmimin për “Breaking News Photography”, fotografëve të New York Times Mauricio Lima, Sergej Ponomarev, Tyler Hicks dhe Daniel Etter dhe stafit të
Sigal