Projektligj për sistemimin e tubacioneve, urdhër Bashkive të përcaktojnë kufijtë

573
Ministria e Inovacionit dhe ajo e Çështjeve Vendore kanë thirrur në një takim 61 kryetarët e Bashkive për tiu kërkuar asistencë në proçesin e rehabilitimit të rrjeteve kabllore. Në takimin që do të zgjasë tre ditë, të parët që u bënë pjesë ishin Kryebashkiakët e njësive veriore. Ministrja e Inovacionit Harito lajmëroi hartimin e një projektligji të ri për tubacionet. Praktika e hapjes së rrugës disa herë në një periudhë të shkurtër kohe me qëllim shtrirjen e tubacioneve nëntokësore, pritet te eliminohet. Qeveria ka gati projektligjin për sistemimin e rrjetit të nëndheshëm, që për Ministren e Inovacionit Milena Harito do të kryhet përmes tubacioneve ekzistuese.

Harito: “Ne jemi duke përgatitur gjithashtu edhe një ligj kuadër që do të rregullojë mënyrën sesi do të përdoren këtë tubacione. Është e rëndëishme të shikojmë të gjithë mënyrat në ligj të përdoren në mënyrë sa më efikase tubacionet ekzistuese, të mos hapen e rihapen rrugët me dhjetra herë”. Gjatë takimit me kryetarët e Bashkive te veriut të vendit, Këshilltari i i Ministrit për Çështjet Vendore u ka kërkuar të publikojnë sa më parë kufijtë e rij të zonës që administrojnë. Kjo sipas Enea Hotit do të sjellë edhe hartën e parë të Bashkive pas zgjedhjeve të 21 qershorit.

Hoti: “Të gjitha Bashkitë do të hedhin pretendimet e tyre sa i përket kufijve të rinj administrativë dhe në fund të proçesit me një vendim të Këshillit të Ministrave parashikohet të miratohet delimitimi i hartës administrative me kufij të qartë administrativë”. Në takimin që do të zgjasë tre ditë, Kryebashkiakëve do t’u kërkohet asistenca për proçesin e “pastrimit” të vendit nga rrjetet kabllore. Ndonëse Autoriteti i Komunikimeve Elektronike u kishte lënë kohë kompanive deri në 30 shtator për të sistemuar telat, ky afat nuk u respektua.
Sigal