Projekti tek liqeni, qytetarët në protestë: “Jo betonizimit”

593
Projekti i Liqenit Artificial të Tiranës u kundërshtua edhe nga shoqëria civile, aktivistë dhe qytetarë. Protestuesit ndaj këtij projekti u mblodhën para Kryeministrisë në mbrojtje të liqenit.  Protestuesit shtruan pyetjen se përse duhet patjetër të ndërtohet në këtë hapësirë publike e cila iu kthye qyetetarëve me ardhjen e Papës në Shqipëri. Po ashtu protestuesit kërkojnë llogari për parata që po shpërdorohen për konkurse që nuk kanë asnjë vlerë.  Protestuesit në shenjë simbolike kanë vendosur para hyrjes së Kryeministrisë pemë dhe fidanë të ndryshëm për ti thënë “Jo betonizimit”.
Sigal