Projekti skandaloz në shkollën e mesme “Qemal Stafa” në Tiranë

549
Projekt skandaloz në rikonstruksionin e shkollës së mesme të përgjithshme “Qemal Stafa”. Në këtë rikonstruksion nuk është respektuar ndonjë kusht i rregullores së përgjithshme të kontrollit të territorit, ndonjë distancë dhe as të jetë bazuar në ndonjë PDV. Janë zënë me tulla dritaret e ndërtesës së vjetër që duhej të ruhej siç ishte dhe e paprekur. Shtesa kudo pa asnjë logjikë dhe pa asnjë rregull. Nuk dihet se si do të arrijnë të marrin dritë dhe diell, të ajrosen këto klasa dhe të kenë një jetë normale në shkolle këta nxënës. Sikurse duket edhe nga pamja është zënë i gjithë territori me ndërtime me përjashtim të një brezi para shkollës nga ana e rrugës së Durrësit. 
Duhet të rishikohet ky projekt dhe të ndalohen menjëherë punimet. Është në vazhdën e projekteve të tjera skandaloze të shkollave, çerdheve, kopshteve, duke zvogëluar oborret dhe rritur katet, duke bërë shtesa: shto ujë dhe shto miell, pa asnjë kriter, pa lënë me hapësira të gjelbra, oborre, hapësira për fëmijët nxënësit, siç e përcaktojnë standardet në Shqipëri dhe në çdo vend të botës. Duhet plan i përgjithshëm vendor i Tiranës dhe plane të detajuar vendore jo të miratuar me mashtrimin se do ndërtohen shkolla të reja , kopshte të reja dhe nga ana tjetër asnjë shesh dhe leje për shkolla të reja, por vetëm shtesa kati dhe anësore që i zënë frymën nxënësve dhe fëmijëve, jashtë çdo norme dhe kriteri dhe njëkohësisht pafundësi lejesh ndërtimi për pallate duke shtuar popullsinë dhe nxënësit, po se ku do shkojnë këta nuk dihet. Ky është veçse korrupsion dhe shpërdorim detyre
Sigal