Projekti, 1000 shkolla me ngrohje diellore, gati fondi 1.33 miliardë dollarë

547
Asnjë shkollë e re nuk do të ndërtohet pa respektuar hapësirat e gjelbëra, ndërsa në ato 1000 ekzistuese do të pilotohet projekti për instalimin e paneleve diellore për ndriçim dhe ngrohje.
Nisma Wolton per Zgjidhje te Qendrueshme te Universitetit Shteteror te Arizones ka bërë një studim për përdorimin eficentë të engergjisë në shkolla dhe qeveria shqiptare është gati të financojë në të megjithëse fatura financiare për katër nivelet mund të kushtojë rreth 1.33 miliardë dollarë ose 2150 dollarë për nxënës.
Kryeministri Rama garantoi financim për projekte të tilla, që siç tha ai, kanë munguar.

Ministra Nikolla shpjegoi disa nga arsyet përse duhet ky projekt.
Projekti i shkollave të gjelbërta nuk lidhet vetëm me mjedisin dhe gjelbërimin. Nisma synon të eleminojë lagështirën dhe mykun në shkollat më problematike dhe riparimin e sistemeve ekzistuese.
Synon të merren masa në përdorimin e ujrave. Panelet diellore do të ndihmojnë në sistemin e ngrohjes dhe të shtohen sa më shumë klasa për të përballuar fluksin e nxënësve, situatë e cila është më problematike në Tiranë për shkak të rritjes së popullësisë.
Sigal