Progres – raporti i KE për Shqipërnë dhe çelja e negociatave, Ministri Panariti mbledh strukturat drejtuese të MB

517
Sigal

 

Ministri i Bujqësisë,
Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, mblodhi sot
drejrorët e drejtorive të dikasterit që kryeson, për të diskutuar rreth progres-raportit
të vitit 2016, i cili u paraqit ditët e fundit nga Komisioni Evropian.
Gjithashtu, qëllim i takimit ishte diskutimi me drejtorët për përmbushjen sa më
shpejt të kërkesave të Komisionit Evropian, për plotësimin e kapitujve
11,12,13, që lidhet direkt me bujqësinë e zhvillimin rural, sigurinë ushqimore
dhe peshkimin, pas miratimit të çeljes së negociatave për Shqipërinë.

Ministri
Panariti iu kërkoi Drejtorëve të Drejtorive në MBZHRAU, hartimin e një
relacioni spjegues mbi situatën aktuale dhe hapat që duhen ndërmarrë për të
plotësuar kërkesat dhe sygjerimet e BE-së, për përmirësimin e legjislacionit
dhe funksionimit të menaxhimit sa më efiçent të strukturave.

Ministri iu kërkoi
një relacion mbi plotësimin e mungesave në stafin e Ministrisë së Bujqësisë, çështje
kjo e adresur edhe në progres-raportin e këtij viti, me qëllim që këto çështjëe
të ngrihen si shqetësim gjatë projektbuxhetit për vitit 2017.

Nga ana e tyre,
drejtorët shprehën angazhimin për bashkërendim të punëve, bashkëpunim mes tyre,
me qëllim përmbushjen sa më shpejt dhe sa m më cilësi të kërkesave të ministrit.