Programi “Njihuni me Amerikën” mirëpret studentët nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë

1067
Sigal

Një grup studentësh nga Universiteti Mesdhetar i Shqiperise vizituan Ambasadën nëpërmjet programit Njihu me Amerikën. Ata u takuan me të Ngarkuarën me Punë a.i. Leyla Moses-Ones dhe zyrtarë të tjerë të Ambasadës për të mësuar mbi jetën e një diplomati, punën e përditshme në Ambasadë si dhe programet e Ambasadës për të rinjtë shqiptarë.

Programi Njihu me Amerikën mirëpret në ambasadë nxënës e studentë të shkollave të mesme ose të universiteteve për t’u takuar me diplomatë amerikanë dhe për të dëgjuar prezantime të shkurtra mbi pikëpamje të ndryshme të kulturës, historisë, arsimit, e ekonomisë amerikane, marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe politikës së jashtme të SHBA-së.