Program për sigurinë kibernetike në Mbretërinë e Bashkuar

524
Sigal

Bursat për programin e Sigurisë Kibernetike për Ballkanin Perëndimor synojnë të përfshijnë profesionistët me potencial të dukshëm të lidershipit në fushën e sigurisë kibernetike ose politikës kibernetike në Ballkanin Perëndimor.

Ky program financohet nga Zyra e Jashtme dhe Zyra e Komonuelthit në Mbretërinë e Bashkuar.

Rreth programit të bursave

Bursat e Sigurisë Kibernetike për Ballkanin Perëndimor janë programe të financuara plotësisht për 10 javë në Universitetin Cranfield në Akademinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Çdo bursë për këtë program përfshin:

-Tarifën e programit të plotë;

-Shpenzimet e jetesës për kohëzgjatjen e programit;

-Koston e biletës së avionit nga vendi juaj në Britaninë e Madhe.

Kush mund të aplikojë?

Për të aplikuar ju duhet :

-Të jeni shtetas dhe të jetoni aktualisht në një nga këto shtete: Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi ose Serbi. Ju nuk duhet të keni nënshtetësi britanike.

-Të keni të paktën shtatë vjet përvojë të ngjashme të punës para se të aplikoni.

-Të keni përvojë të mëparshme pune në sigurinë kibernetike, në krimin kibernetik apo në çështjet e politikës kibernetike.

-Të keni njohuri të mira të gjuhës angleze, të cilat mund të vlerësohen nga një dëshmi e gjuhës angleze, në formularin e aplikimit dhe në intervistë.

-Të keni kualifikim të nivelit pasuniversitar (ose trajnim profesional apo përvojë të njëjtë në një fushë të ngjashme) në kohën e aplikimit.

Afati i fundit për aplikime është 24 shtator 2018