Profil/ Kush ishte ish- zyrtari i policisë që u ekzekutua me armë zjarri

521
Ish zyrtari i policisë, Artan Cuku, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në Tiranë, ka mbajtur disa poste të rëndësishme gjatë karrierës së tij. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se Artan Cuku ishte babai i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.
Pas largimit nga policia ai hapi një kompani private të ruajtjes së sigurisë fizike së bashku me vëllezërit e tij. Cuku ishte një njeri që i pëlqenin surprizat.

Ai ka mbajtur poste te rëndësishme ne Policinë e Shtetit ne një karriere 16 vjeçare. Por është liruar nga policia në qershor të vitit 2013 me urdhër te Artan Didit.

Arsyeja qe u dha ishte: Për shkurtim funksioni organik dhe pamundësi emërimi ne nje vend tjetër.

Artan Didi dha urdhër ne 2013 për lirimin e tij nga detyra bashke me një grup tjetër oficeresh te Drejtorisë se Përgjithshme te Policisë. Ne kohen qe u lirua nga puna, ai ka qene oficer ne Policinë e Shtetit.

Ai ka qene edhe shefi i Antitrafiqeve në Drejtorine e Policisë se Vlorës, shef krimesh në Tirane, Shkodër, Fier.Cuku ka qene edhe zv.drejtor i Krimeve në Policinë e Tiranës para se të emërohej drejtor në Vlorë.
Sigal