Profesori i shquar amerikan Sang M. Lee, leksion me audituesit e KLSH

554
Sigal

Kryetari i KLSH-së Bujar Leskaj theksoi, se
Profesor Sang M. Lee është një mik i shtrenjtë 
i Shqipërisë, i profesoratit dhe studentëve shqiptarë në fushën e
shkencave ekonomike


Më datë 28 tetor
2016, në sallën e Akademisë së Shkencave, profesori i shquar amerikan, Sang M.
Lee,
University Eminent Scholar dhe Regents
Distinguished University Professor Emeritus, 
i Universitetit të Nebraskës
-Lincoln, i cili erdhi në Shqipëri
për një vizitë disaditore, zhvilloi një leksion me temë “Inovacioni, si mjet
për krijimin e një shoqërie efiçiente në Epokën Dixhitiale”, në kuadër të
çeljes së Javës së Hapur për Qytetarët nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në këtë
aktivitet morën pjesë Kryetari i KLSH-së, z. Bujar Leskaj, Dekani i Fakultetit
të Ekonomisë, Prof. Dr Dhori Kule, Prof. Dr. Sazan Guri, Prof. Dr. Kozeta
Sevrani,  si dhe audituesit e KLSH-së.  Zhvillimit të leksionit i parapriu një
ceremoni nderimi nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i cili i akordoi
Prof. Sang M. Lee Medaljen “Për Merita të Veçanta Civile” me motivacionin: “Për
kontributin e vyer dhënë në fushën e shkencës dhe në atë akademike; në vlerësim
të ndihmesës së çmuar për ristrukturimin e Universitetit të Tiranës, si dhe për
institucionalizimin e konsolidimin e ekonomisë së tregut sipas standardeve më
të përparuara bashkëkohore”. Ditë e enjte më datë 27 tetor 2016, me ftesë të Kryetarit
të Kuvendit, z. Ilir Meta, Profesor Lee ndoqi punimet e Kuvendit në seancë
plenare. Të premten ai u prit nga Kryetari i Akademisë së Shkencave, Akademik
Myzafer Korkuti dhe personalitete të tjera të shquara të shkencës shqiptare, si
Prof. Shaban Sinani, Prof. Vaso Tole, etj. Akademik Korkuti vlerësoi
kontributin e dhënë nga Prof. Lee gjatë viteve për Fakultetin Ekonomik të
Universitetit të Tiranës, Programin e parë Master në Shqipëri dhe për shkencën
e menaxhimit, si dhe u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me Universitetin e
Nebraskës-Linkoln. Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i KLSH-së, Bujar
Leskaj u shpreh, se çelja e Javës e Hapur në Kontrollin e Lartë të Shtetit me
leksionin e Profesor Lee vjen si dëshmi e transparencës dhe llogaridhënies së
KLSH, nga auditorët universitare e deri tek ambientet e punës. Duke e vlerësuar
personalitetin e tij si një erudit i përmasave botërore, Kreu i KLSH-së
nënvizoi se
Dr. Lee është një ekspert i njohur
ndërkombëtarisht në fushën e shkencave të vendim-marrjes, në menaxhimin e
produktivitetit, në inovacionin e veprimeve dhe në strategjinë globale. “Puna e
tij prej pionieri në Programimin e Qëllimit për Vendimmarrjen Objektive të
Shumëfishtë është e njohur gjerësisht në të gjithë botën. Kohët e fundit, hulumtimet
e tij në ekonomitë në tranzicion, në zhvillimin e organizatave të klasit
botëror, në disiplinën shkencore të Convergenomics-it dhe në inovacionin e
hapur janë botuar gjerësisht. Ai është autor ose bashkë-autor i 70 librave deri
në muajin tetor 2016, një pjesë e mirë e të cilëve ka njohur ribotime të
shumta”, u shpreh kreu i KLSH-së. Më tej, Kryetari Leskaj
theksoi se në
plejadën e angazhimeve botërore të profesor Lee, një vend të veçantë zë
Shqipëria, duke dhënë një kontribut madhor në
zhvillimin
e mendimit shkencor ekonomik shqiptar.

Në vitin 1996, me iniciativën personale të Prof. Lee dhe me ndihmën e
programeve të USAID, Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë startoi
Programin e parë Master në Shqipëri, në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës-Lincoln.
Fillimisht lëndët e Masterit për Administrim Biznes jepeshin në gjuhën angleze
nga profesorë amerikanë dhe shqiptarë, pastaj programi u dha krejtësisht në
gjuhën shqipe. Me kontributin personal të Profesorit gjatë më shumë se një
dekade janë trajnuar, specializuar dhe laureuar pranë Universitetit të
Nebraskës me qindra studiues, përfaqësues nga profesorati dhe studentë
shqiptarë. Kam patur fatin të specializohem edhe unë pranë këtij universiteti
të njohur në botë dhe të ndjej nga afër mikpritjen dhe interesimin e
jashtëzakonshëm të një personaliteti si Prof. Lee”, nënvizoi z.Leskaj.

përfundim të fjalës së tij, Kryetari i KLSH-së theksoi se Profesor Sang M. Lee
është një mik i shtrenjtë  i Shqipërisë,
i profesoratit dhe studentëve shqiptarë në fushën e shkencave ekonomike dhe  n
ë dekadat e
fundit, mund të thuhet pa hezitim se Prof. Sang M. Lee është personaliteti
ndërkombëtar që ka i dhënë më shumë shkencës dhe kërkimit të aplikuar shqiptar
në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit.
Nga ana e tij, Profesori Lee
fillimisht shprehu falënderimin për nderimin e bërë nga Presidenti Bujar
Nishani duke u theksuar se ndonëse ka vizituar shumë vende të botës, me
Shqipërinë ka një marrëdhënie të veçantë. Leksioni i Profesorit të shquar
amerikan kishte në fokus disiplinën shkencore të Convergenomics-it dhe
inovacionin. Dr. Lee solli në vëmendjen e pjesëmarrësve etapat e zhvillimit
njerëzor: revolucionin bujqësor, atë industrial me automatizimin e punës së dorës,
revolucionin informativ dhe së fundi revolucionin që ai e quajti të konvergjencës
me optimizmin dhe shtimin e punës mendore dhe të dijeve. Në mënyrë analoge,
shoqëria njerëzore ka kaluar nga një shoqëri agrare, në një shoqëri
industriale, shoqëri informatike dhe tani sfida e saj është të kthehet në një
shoqëri të dijeve. Prof. Lee trajtoi raportin e inovacionit me historinë dhe
zhvillimin e njerëzimit, duke e parë të parin në funksion të përgjigjes së
pyetjes: si të jemi me efiçientë në atë që bëjmë? Ai dha edhe etapat e
zhvillimit të vetë inovacionit, për të ardhur sot në trajtën e tij dixhitale, në
epokën e njohurive dhe të dinamikës së konvergjencës. 90 përqind e njohurive që
disponon shoqëria njerëzore sot është krijuar në 10 vitet e fundit. Pajisjet e
ndërlikuara, makinat që ecin vetë, sensorët që shikojnë majtas/djathtas,
para/prapa dhe inteligjenca artificiale po ndryshojnë jetën tonë. Mesazhi qëndror
i leksionit, ndoshta edhe risia dhe investimi themelor i jetës dhe veprës së
Profesorit të shquar dhe të njohur në mbarë botën Sang M. Lee, ishte  teza e përqendrimit të informacionit për të
krijuar një shoqëri të zgjuar, duke zëvendësuar “të mundshmen”me “mundësinë”,
duke gjetur zgjidhje inteligjente  për te
adresuar pabarazitë shoqërore, si pabarazia dhe ndarja ekonomike, ndarja dixhitale
dhe ndarja e qëllimeve. Sipas Lee, inovacioni duhet të vihet tërësisht në shërbim
të rritjes së GDP-së, Produktivitetit, Vendeve të Reja të Punës dhe Të
Ardhurave. E gjitha kjo skemë gjendet e trajtuar imtësisht në disiplinën e re
shkencore 

Convergenomics-it, të krijuar nga Profesori, dhe në inovacionin e hapur
.
Dr. Lee ngriti pyetjen: a do të jetë Procesi i Inovacionit Dixhital eskluziv?
Ai i kategorizoi fazat e inovacionit si (a) interneti; (b) interneti i gjërave;
(c) interneti i makinave që mendojnë dhe (d) interneti i trurit, për të kaluar
në inteligjencën artificiale dhe makinat që marrin informacionin direkt nga
truri i njeriut. Profesori i shquar ngriti problemin si të përdorim inovacionin
që të kemi një shtet më krijues, që të krijojë vende të reja pune. Teza e Prof.
Lee është që teknologjia krijon vende të reja pune, dhe jo nuk i shkatërron
ato. Beteja për vendet e reja të punës është Lufta e Tretë Botërore! Më tej, ai
analizoi zhvillimin e teknologjisë në raport me krijimin e vendeve të reja të
punës, duke prezantuar kategoritë e reja dhe premtuese të vendeve të punës, të
lidhura me aplikimet e reja të inxhinierisë, matematikës, kurseve masive
online, kujdesit personal, metodave të reja mjekësore, etj. Profesor Sang M.
Lee prezantoi shifrat globale impresionuese të ndarjes ekonomike(p.sh. 80 njerëzit
më të pasur të botës kanë sa 3.4 miliardë banorët më të varfër), të ndarjes
dixhitale (p,sh.  4 miliard njerëz kanë
internet, kurse 3.3 miliardë nuk kanë), apo të ndarjes së qëllimeve (me
konfliktet në Lindjen e Mesme, terrorizmi-shteti islamik, konfliktet raciale, të
pabarazisë gjinore, etj). “Problemi kryesor sot, sfida me të cilën përballemi është
ndarja e objektivave”, theksoi ai. 47 përqind e punëve do të automatizohet.
Sfida është të rekrutosh persona të talentuar. Gjithçka do të mbështetet në katërkëndëshin
“STEM”(Shkence-Teknologji-Inxhinieri-Matematikë).

Indeksi i mirëqenies
varet nga:

1)      Qëllimi –të pëlqen puna që bën

2)      Marrëdhëniet – raportet me kolegët

3)      Siguria Financiare dhe jeta në një komunitet të mirë

4)      Gjendja Fizike- të jemi të shëndetshëm.

Sipas Lee,
njerëzit që mësojnë çdo ditë gjëra të reja nuk mplaken kurrë. “Shqiptarët janë
shumë krijues”, u shpreh Profesori. “Duhet të kërkojmë të kemi një qeveri të zgjuar,
e cila ndihmon krijimin e shoqërisë së zgjuar”, cilësoi Profesori i shquar,
duke shpalosur kërkesat e sistemit dhe kërkesat e kulturës dhe mendësisë, për
të realizuar shoqërinë e zgjuar në epokën dixhitale. Duhet të kemi po ashtu
drejtësi sociale dhe llogaridhënie (nëse thua diçka duhet ta mbash: përgjegjësi
për atë që ke thënë). Inovacion do të thotë IDE. Sipas Prof. Lee, qeveria nuk
duhet ta shikojë veten si ligjvënëse, edhe pse ajo qëndron prapa shumicës së
projekt-ligjeve, por si shërbestare e qytetarëve. Njerëzit kanë nevojë të
shërbehen, jo të drejtohen.