Prof.Tritan Shehu: Sa poshtë i ka rënë “pazari” Diplomacisë Shqiptare!

500
Sigal

Nga Tritan Shehu

Sa poshte i ka rene “pazari” Diplomacise Shqiptare!
Degjova Zv.Ministrin e Jashtem, qe deklaronte ne media, ai vete, se do tu hiqen targat diplomatike Konsujve te Nderit ne Shqiperi.
Sikur ky qenka problemi i madh i Diplomacise sone, shkaku i humbjes se rolit tone paresor ne Rajon, i ndryshimeve te linjave tona strategjike, i dobesimit te bashkepunimit me partneret tane kryesore, apo i bllokimit te procesit tone te integrimit prej disa vitesh!?
Ne fakt ajo eshte nje ceshtje per te cilen mund te shprehet jo me shume se Policia Rrugore.
Ashtu si jane ceshtje te Ministrise se Brendeshme droga, trafiqet, kriminaliteti, “larja” e parave etj, per te cilat po ky Zv.Minister organizoi nje konference te tere shtypi dy dite me pare.
Sic duket vizioni, objektivat, funksionet e kesaj Ministrie me kontribute te medha nder vite, jane “atrofizuar” kaq shume, sa aty merren vetem me tilla “ceshtje” perfshi dhe “reformen” e madhe te “spastrimit” nga puna te 20 punonjesve, si pasoje e “luftes brenda llojit”.
Fatkeqesi kjo,se Ministria e Jashteme se pari duhet te shprehi vizionin e saj per ceshtjet madhore qe i perkasin vendit ne kompetence te saj, duke u koncentruar te “rrenjet” e problemeve, ne vend qe te merret me “gjethet”, apo te krijoje kakofoni me dikasteret e tjera.