Prof. Flamur Tartari/ Nënë Tereza dhe personeli mjekësor shqiptar, mjekë dhe infermierë

635
Vitet e fundit në Shqipëri, krahas ndryshimeve të mëdha, kanë ndodhur edhe ndryshime në lidhje me shëndetësinë. Lidhur me këtë, duke qenë se jam mjek prej 50 vitesh si kirurg, mësuesit e mi, unë dhe bashkëkohësit e mi kemi punuar me ndërgjegje të madhe në shërbim të
popullit dhe vendit tonë, prandaj jam i detyruar që të le pas dore mendimet negative (ka edhe personel mjek dhe infermiere të cilët nuk zbatojnë parimet e ndershmërisë sipas betimit te Hipokratit, por këta janë të pakët për të cilët shoqëria dhe ligji i dënon kudo ne botë. Në vite armata e personelit mjekësor dhe e mjekëve në Shqipëri, kanë punuar shume për vendin tonë në vite ashtu siç ka punuar për boten edhe Nënë Tereza, prandaj po shkruaj disa fjale në lidhje me këtë: Jeta është e kushtueshme, jeta është jetë ,lufto për të …. Ky postulat është aktual dhe e gjithë historia e mjekësisë shqiptare është shume kuptim plote për ata njerëz që e njohin dhe që e respektojnë mjekun. Ne jemi disa herë krenar për Nënë Terezën, në radhë të parë si shqiptarë, më pas sepse Institucioni ynë mban emrin e saj dhe më kryesorja është se Nënë Tereza, sot në të gjithë njerëzimin është simboli i humanizmit, simbol që na përket padyshim edhe ne mjekeve së bashku dhe gjithmonë në mënyrë të pandashme me personelin mjekësor. Plejada e mjekëve dhe e personelit mjekësor shqiptar kanë meritën më të
madhe në jetën e shoqërisë sonë shqiptare sepse ata duke punuar me vetëmohim, ndërgjegje në punë, me sakrifica të mëdha si dhe me një humanizëm,b bile në disa raste që tashmë ne i njohim, janë bërë pre e vdekjes vetëm e vetëm për të shpëtuar një jete njeriu. Ata kanë bërë të mundur që brez pas brezi të ruajnë identitetin e kombit tonë të vjetër.
Është shumë vështirë të jesh mjek
Dua të theksoj se është shumë vështirë të jesh mjek d.m.th. mjek i vërtetë, humanist për t’i shërbyer me ndërgjegje të madhe njerëzimit, gjithmonë duke u bazuar në parimet e humanizmit në moralin e paqes të Nënë Terezës gjë që edhe mjekësia e jonë e ka qëndruar dhe i qëndron besnike gjithmonë kësaj gjëje sepse kanë bere “Betimin e Hipokratit”. Flas këtu vetëm për ato qe me të vërtetë e kanë vulosur në ballë edhe në zemër këtë betim dhe jo për disa që për mendimin tim nuk janë të tillë dhe për ne nuk i përkasin moralit mjekësor njerëzor. Këto të paktë nuk e kanë rrugën të gjatë, sepse mjekësia është e vetmja disiplinë që, çdo gjë e nxjerr në pah sepse përpara tyre, ndodhet gjëja më e shenjt dhe më e shtrenjtë njeriu dhe jeta e tij. Por
nga ana tjetër, në vendin tonë por edhe në të gjithë boten, mjeku zë një vend të rëndësishëm sot në shoqërinë njerëzore. Mjeku dhe personeli mjekësor janë njerëzit më të respektuar në çdo familje shqiptare dhe vlerësohen nga vetë populli. Shembuj kemi shumë. Por këtu unë dua të vlerësoj dhe të citoj që edhe vete organizmat shtetërore dhe udhëheqëse sot në vendin tonë, dua që ti japin atë që e meritojnë, pavarësisht se jemi shtet i varfër. Ka akoma vend të rishikohen më shumë këto sakrifica të mëdha të personelit mjekësor nga ana ekonomike. Para mjekut të gjithë njerëzit janë te barabartë dhe ai e ka për detyrë t’ju shërbejë me humanizëm të madh sidomos është detyrë e shenjtë shërbimi profesional edhe për ne në QSUT që mbajmë emrin e shenjtores, simbolit të Paqes dhe të Humanizmit Botëror, atë të Nënë TEREZËS:
Prandaj në të ardhmen dhe në këtë jubile të madh, për të, ne duhet akoma t’u shërbejmë me profesionalizëm të madh popullit..,për të shëruar sa më shumë njerëz. Nënë Tereza moralin e saj e përqendroi në shërbimin ndaj njerëzimit, në zemrën e madhe të saj ndaj vlerësimit të njeriut pa asnjë përfitim kudo dhe kushdo qoftë ai. Kjo ishte motoja e saj dhe kjo duhet të jetë motoja e jonë, jo vetëm këtu në QSUT, por në të gjithë vendin. Kështu ne do të nderohemi më shumë, do të respektohemi akoma më tepër dhe do te kemi në vetvete kënaqësinë shpirtërore ndaj shërbimit ndaj popullatës, si personel mjekësor, një detyrë sa e rëndë po aq e kënaqshme nga ana shpirtërore. Vepra të tilla në dobi të njerëzimit që ka bërë Nënë Tereza, janë krenari për një komb dhe ne kemi fatin që patëm një të tillë.
Kur flitet për nënën e Madhe
Bibla….Të mos qajmë se nuk e kemi, por të kënaqemi se patëm një të tillë që sot me të drejtë e respekton e gjithë bota, për gjurmët e mëdha që ajo ka lënë me zemrën dhe humanizmin e saj, në dobi të jetës dhe të njerëzimit. Volteri ka thënë:-Njerëzit e mëdhenj janë ata qe i kanë sjellë dobitë më të mëdha njerëzimit, gjë që historia vërtetoi se ka njerëz të atillë dhe për ne mbetet dhe është Nënë Tereza dhe shumë nga plejada e mjekëve dhe e personelit tonë mjekësor për vendin tonë. Pra një rol të madh në ruajtjen e identitetit të popullit tonë merita i përket edhe mjekësisë sonë. Mbetet e pavdekshme vepra e shkencëtarit tone Luigj Benusit me etnicitetin e popullit shqiptar në bazë të përcaktimit shkencërisht të grupeve të gjakut të popullsisë sonë. A është kjo një vepër në dobi të një populli? Besoj se po …Pacientet na besojnë ne personelit shëndetësor jetën e tyre dhe për të justifikuar këtë akt besimi,moral dhe real për ne si profesionistë, është detyrë që të kemi një praktikë mjekësore të një standardi të lartë, si dhe të tregojmë respekt ndaj jetës njerëzore duke zbatuar me humanizëm dhe ndërgjegje betimin e Hipokratit dhe mësimet e veprimet përjetësore humane të Nënë Terezës. Dimensioni i pare i Lirisë në jetën shoqërore është Humanizmi ku pjesë përbërëse e këtij është padyshim edhe Nënë Tereza, Gonxhe Bojaxhiu, kjo bijë e popullit tonë. Shumë autorë të huaj dhe shqiptar kanë shkruar dhe vazhdojnë të shkruajnë për këtë nobeliste të shquar duke sjellë edhe referenca e mendime pozitive për ne, ku lindi Gonxhe Bojaxhiu. Ky popull nga i cili ajo lindi, për njerëzimin meriton të shihet me dashuri nga shoqëria botërore njerëzore…..Çdo mjek dhe infermiere duhet ta perceptojë dhe ta transmetojë tek të sëmurët kur ai shërben, fjalën e saj ilaç, nëpërmjet fjalës dhe veprimeve profesionale të kryera. Shembuj të tillë i kemi reale në historinë e mjekësisë sonë duke filluar që nga lashtësia me Mbretin Gent .me dr R. Frashrin .Dr O.Jonuzin e deri në ditët tona. Gjithashtu postulatet e Nënë Terezës janë të lidhura ngushtë me shërbimin tonë ose detyrën e shenjtë që kemi … Besimi që të jetë i vërtetë duhet të jetë dashuria për punën dhe pacientin, sepse dashuria dhe besimi ecin gjithmonë b a s h k ë. S h e m b u j konkretë nga humanizmi dhe ndërgjegjja e madhe e personelit mjekësor na kanë lenë gjurmë të pashlyeshme në ketë histori të pasur të mjekësisë sonë të lashtë. Me veprat e tyre, siç përulet e tërë bota sot për Nënë Terezën edhe ne jemi krenar për të, siç jemi krenar për veprën e saj. Nuk dua t’i përmend këto shembuj se janë të shumtë dhe ju pak a shumë i keni dëgjuar, lexuar dhe jetuar gjëra të tilla…
Shembuj
A janë sakrifica dhe humanizëm nga personeli ynë mjekësor me punën gjatë viteve të ndryshme që janë fakte të pashlyeshme në memorien e popullit tonë si:—ngritja e Kryqit të kuq nga mbreti Zog, apo kur dr Osmani la fëmijët me difteri e shkoi në Korçë për të luftuar kundër andartëve greke, apo Konstandin Polena që ja dha dy vaksinat fqinjës duke lenë dy fëmijët e tij pa to që, të cilët më pas i vdiqën?! Është dhuruar shumë gjak nga personeli mjekësor për të shpëtuar shumë jetë njerëzish…Ose nuk harrohet ndihma e madhe humanitare e popullit të Tiranës gjatë ndërtimit të spitalit “Zogu i Parë” si dhe i popullit të Shkodrës që ngriti e pajisi spitalin e qytetit pas thirrjes të bërë për ndihmë nga dr. Shiroka, apo kur kishat në Shkodër në kohën e epidemisë së Tifos hapën dyert për të sëmurët dhe shumë personel dhanë jetën se u infektuan nga tifoja (si infermieri Ali Sinani nga Gjirokastra duke punuar në Vlorë, apo dr Petraq Leka N.Ballauri, Theodhori Bllani,Gaqo Ballauri etj). Dhe më së fundi, rasti më i freskët i mjekut të QSUT DR Sandër Balojt që humbi jetën për të shpëtuar një të sëmurë, e
shumë raste të tjera, si rasti i humbjes së jetës në Llogara të 13 mjekëve studentë dhe personel ushtarak pas rrëzimit të dy helikopterëve, apo Justina Shkupi në Spanjë etj..Ju bëj pyetje: A janë shenjë e Humanizmit këto vepra që shkojnë së bashku me dijet, mësimet dhe veprën e Nënë Terezës?! Ja pra çfarë është personeli mjekësor në Shqipëri dhe s’ka asnjë forcë që t’i uli vlerën e punës së tij dhe ne duhet të marrim shembuj nga ajo, duhet të përulemi me
respekt për shembujt e mësipërm si dhe për shenjtoren tonë që na dha zoti, Gonxhe Bojaxhiun. 
NËNË TEREZA, emër që e kemi për nder ta mbajmë sot 
Për njerëzimin Nënë Tereza është një vlerë Ekumerike. Për ne shqiptarët ajo ka vlerë Etnike, frymë prej trojeve tona, plazmë prej gjakut tonë, afsh prej gjoksit të fisit tonë. Të faleminderit, Nënë Tereza, gjithmonë do të të duam dhe do të respektojmë pavdekësinë tënde me dashuri Bijnore, Bef Cefa Amerikë.
Indira Gandi për Nënë Terezën,…..
“Para Nënë Terezës të gjithë ndjehemi të vegjël dhe të turpëruar
për veten Tonë…“
Sigal