Prof. Dr. Zamira Çavo: Sistemi universitar ,shteti dhe studenti

200

Prof. Dr. Zamira Çavo,  zv. Rektore e Universitetit “Marin Barleti”

Ndaj them se viti akademik gjithnjë e më shumë po i ngjan vjeshtës politike; shumë shpresa e shumë zhgënjime…

 Sistemi universitar, shteti dhe studenti

Esmeralda Pirra

Prof. Dr. Zamira Çavo,  zv. Rektore e Universitetit “Marin Barleti” në intervistën për gazetën “Telegraf” shprehet, se viti i ri akademik, mund të sjellë shumë shpresa, por edhe zhgënjime, për shkak se kutikulat tona universitare janë shumë larg kërkesave të kohës.

 

-Prof. Çavo, si e vlerësoni situatën në arsim në këtë fillim të vitit të ri akademik?

Vjeshta vjen me klimën e saj politike si gjithnjë, mbushur me shpresa që pasojnë zhgënjime marramendëse. Por po e tillë është situata edhe në arsim. Çdo fillim vjeshte, pra çdo shtator, breza të tërë studentësh që i hyjnë rrugës së studimeve të larta, janë gjithë ankth për çka duhet të zgjedhin, në fillim degën e më pas universitetin që e gjykojnë më të mirë. Kështu ndodh me mijëra nxënës që pasi kanë lënë pas 9 vjetët e një sistemi hyjnë në sistemin e mesëm të lartë me shpresën se shkolla e mesme është thelbi i studimeve, por edhe pjesa më e bukur e jetës shkollorë. Kështu ndodh me mijëra vogëlushë që hyjnë për herë të parë në dyert e shkollave. Po më tej??? Më tej nis rruga e gjatë e zhgënjimeve. Nuk di të them për sistemin parauniversitar, por sistemi universitar është nëgjendje gati kolapsi.

 

Si e vlerësoni situatën në arsim në këtë fillim të vitit të ri akademik?

Vjeshta vjen me klimën e saj politike si gjithnjë, mbushur me shpresa që pasojnë zhgënjime marramendëse. Por po e tillë është situata edhe në arsim. Çdo fillim vjeshte, pra çdo shtator, breza të tërë studentësh që i hyjnë rrugës së studimeve të larta, janë gjithë ankth për çka duhet të zgjedhin, në fillim degën e më pas universitetin që e gjykojnë më të mirë. Kështu ndodh me mijëra nxënës që pasi kanë lënë pas 9 vjetët e një sistemi hyjnë në sistemin e mesëm të lartë me shpresën se shkolla e mesme është thelbi i studimeve, por edhe pjesa më e bukur e jetës shkollorë. Kështu ndodh me mijëra vogëlushë që hyjnë për herë të parë në dyert e shkollave. Po më tej??? Më tej nis rruga e gjatë e zhgënjimeve. Nuk di të them për sistemin parauniversitar, por sistemi universitar është në gjendje gati kolapsi.

Ju e konsideroni sistemin universitar në gjendje kolapsi? Ku e bazoni këtë konkluzion? Bashkia, në fakt, ka restauruar dhe ka bërë funksionale një numër të madh ndërtesash të qytetit studenti dhe situata në këtë fillim viti akademik duket më e mirë, të paktën në pritjen e studentëve të rinj.

Godinat e qytetit studenti ishin një turp më vete dhe uroj të ketë ndryshuar diçka pozitivisht në thelbin e shërbimeve dhe jo në fasadat e ndërtesave. Sepse në dhoma ku nuk ka ujë e ku nuk ka ngrohje është vështirë të studiosh. Dhe mendoni të diskutojmë këto gjëra në shekullin e 21 kur duhet të flasim për robotizimin e shërbimeve! Ndaj unë e përjashtoj tërësisht këtë problematikë. Ajo që më shqetëson është studenti dhe e ardhmja e tij. Studenti ka nevojë për kushte sigurisht, por ka nevojë për profesionin që zgjedh, dijet që merr, sa i shërbejnë atij në jetë dhe mbi të gjitha sa aftësohet ai për të përballuar të ardhmen. Kurrikulat tona universitare janë shumë larg kërkesave të kohës. Dhe kur flas për kurrikulat mendoni më tej për elementët kyç të sistemit: literaturën dhe metodologjinë e transmetimit të dijeve. Jemi shumë larg asaj çka kërkohet. Ndaj them me dhimbje se shumë shpejt vendi do ndjejë pasojat e një sistemi të çoroditur akademik. Koha ka sjellë si domosdoshmëri ndryshimin e mentalitetit për universitetin. Universiteti nuk duhet parë si një vend që të jep një diplomë që të garantojë një vend pune. Universiteti sot kudo në botë shihet si vendi që të mëson si të fitosh profesionin. Pra, ka nevojë për një raport të ri teori praktikë dhe një qasje të re të trajtimit të materies. Por kjo kërkon angazhim serioz nga të gjitha strukturat akademike e shtetërore. Nga ana tjetër studimet ndërdisiplinore janë sot ato më të duhurat dhe sidomos në kushtet e vendit tonë. Por jemi shumë pas për të thënë se “kemi filluar”. Vazhdohet si 50 vjet më parë me programe të vjetra, me disa pedagogë që ose u ka mbetur sahati tre dekada para, ose janë farë të pamotivuar për të bërë me pasion punën e tyre, aq sa “përtojnë” të bëjnë mësim.

Cili është roli i shtetit në këtë drejtim, pasi sistemi universitar është sistem autonom dhe pedagogët e kanë ngritur si shqetësim ndërhyrjen e shtetit në “punët’ akademike?

 

Arsimi universitar, si i gjithë arsimi, është një e mirë publike. Institucionet shtetërore nuk mund të qëndrojnë asnjanës kur vjen puna për mbikëqyrjen e parimeve që rregullojnë sistemin. Sistemi universitar ka nevojë për rregullime serioze në cilësinë dhe përmbajtjen e tij më shumë se sa rregullime në financimin e tij. Por fatkeqësisht si dhe të tjerat edhe arsimi universitar është shndërruar në treg ku vlen raporti kërkesë/ofertë. Roli i strukturave shtetërore duhet të jetë I ndjeshëm në vlerësim, në monitorim të specializuar të standardeve, në ruajtjen e tyre. Shteti nuk mund të “lajë duart” duke pretenduar se universitetet kanë autonomi, kur I intereson atij dhe nuk mund të jenë të pavarur kur u duhet të ndërhyjnë në çështjet e interesave të ngushta.

Sistemi universitar privat sipas jush e ka bërë edhe më problematike situatën në arsimin e lartë?

Ne jetojmë në një sistem ku sektori privat jo vetëm që është i lejuar por edhe i stimuluar. Ndaj edhe arsimi nuk bën përjashtim nga kjo. Puna është se sa strukturat shtetërore mbikëqyrin realisht situatën në këtë arsim, sa garantojnë barazinë e tij, sa sigurojnë cilësinë në këtë arsim. Pra standardet për të cilat flitet shumë, nuk janë “kategori” që vlejnë për tu hedhur në raporte. Ato janë elementët kryesorë që duhen monitoruar nga shteti. P.sh., nëse ka institucione të arsimit të lartë që nuk plotësojnë standardet është detyrë e Ministrisë së Arsimit të ndërmarrë hapat e nevojshëm. Po si mund ta bëjë ajo këtë kur nuk e njeh realisht situatën ose kur bën një sy qorr e një vesh shurdh? Universitete private në botë janë më të kërkuar pikërisht për shkak të standardeve të larta që kanë në raport me publiken. Dhe unë jam e bindur se ka disa modele që janë vërtetë shumë të mira për tu ndjekur. Puna është se askush nuk merr mundimin ti trajtojë si përvoja.

Si mendoni se do të ndikojë në arsimin universitar rritja e mesatares për degët e mësuesisë? A do ta përmirësojë ajo punën në të ardhmen?

Kjo puna e mesatares është një gjetje anakronike e tejkaluar nga koha. Unë kam pasur në përvojën time, studentët që kanë ardhur me mesatare të ulët e që e kanë marrë me shumë pasion studimin në universitet e që kanë shkëlqyer edhe më tej në studime madje edhe jashtë vendit. Po kështu kam pasur studentë që kanë ardhur me “mesatare” të lartë e që kanë rezultuar tepër të dobët e pa dëshirë në studimet më tej. Pra ky problem i mesatares është sa për të treguar se “po ndikojmë në përmirësimin e cilësisë së arsimit”. Jam e bindur se kjo nuk ka për ta zgjidhur aspak problemin. Nga media kam nxjerrë disa statistika ku “mësuesi” ka qenë i dënuar për vrasje, apo ku “mësuesi” u mëson nxënësve ku të emigrojnë e ku bëhet më shumë qejf në botë…. Dhe kjo nuk ka të bëjë me mesataren… Mësuesia është art e pasion dhe nuk mund ta bëjë cilido. Plus që vlerësimi për punën e mësuesit është aq i ulët sa nxënësit e shkëlqyer as që nuk e çojnë ndërmend të vazhdojnë studimet për mësuesi. Pra jemi një një rreth vicioz që nuk zgjidhet me mesatare. Zgjidhjet mekanike jashtë konceptit bashkëkohorë në arsim janë zgjidhje që sjellin ngërçe dhe jo zgjidhje. Kolegjet profesionale janë sot nevojë e ditës në këtë vendin tonë ku mungojnë profesionistët vërtetë. Po sa po punohet për të krijuar një rrjet kolegjesh të tilla? Sa po orientohen të rinjtë drejtë këtyre zgjedhjeve? Sa vlerësime ka bërë Ministria e Arsimit për ti dhënë një panoramë të qartë orientuese studentëve që nuk arrijnë ose edhe nuk dëshirojnë të ndjekin studimet klasike në universitet? Ndaj them se viti akademik gjithnjë e më shumë po i ngjan vjeshtës politike; shumë shpresa e shumë zhgënjime…

Studenti ka nevojë për kushte sigurisht, por ka nevojë që; për profesionin që zgjedh, dijet që merr, sa i shërbejnë atij në jetë dhe, mbi të gjitha, sa aftësohet ai për të përballuar të ardhmen. Kurrikulat tona universitare janë shumë larg kërkesave të kohës

Universiteti sot kudo në botë shihet si vendi që të mëson si të fitosh profesionin. Pra, ka nevojë për një raport të ri: teori-praktikë dhe një qasje të re të trajtimit të materies