Prof. Dr. Tritan Shehu: “Ministri i targave” çudit për sot e për nesër!

513
Sigal

Nga Tritan Shehu:

“Ministri i targave” cudit per sot e per neser!
I shtuquajturi Minister i Jashtem, mbreme vone tha se nga mos celja e negociatave ka fituar Shqiperia!
Sic duket ai eshte i “detyruar” te deklaroje kete, sepse ata qe e kane katapultuar prej erresires ne ate post, “ruajne ne sirtar” nje Shqiperi e Rajon larg familjes europiane, diku ne Lindje.
Kjo eshte dhe ne vazhden e deklaratave te tij ndesh me interesat tona kombetare e te stabilitetit Rajonal, ndesh me parimet e integrimit, te frymezuara nga endra e “Serbine e Madhe” per territoret.
Asnje fjale nuk ka thene deri me sot ky zv.minister per strategjite e politikes sone te jashteme, per partneritetet, per stabilitetin e Rajonit e integrimin e tij, per prioritetet e trupit tone diplomatik, etj etj, asgje.
Deri me sot ai ka trumbetuar vetem nje vendim per targat, shpalljen e nje liste pushimesh nga puna e se fundi nje liste heqjesh pasaportash diplomatike duke manifestuar nje sindrom kompleksesh ndaj ish ministrave te vertete te jashtem.
Mbreme ky “Miku i vogel i Librit”, sikur te ishte duke lexuar te ardhmen tek “Nje mije e nje netet”, arrin te zbuloje se ne tetor negociatat “edhe mund edhe s’mund te hapen”!!!!
Ne fakt do te celen vetem nqs ai e Qeveria e tij nuk do te jene me ne ato zyra.