Prof. Dr.Pëllumb Pipero: Viktima e parë e malaries, këmbanë alarmi për shtetin

1316
Sigal

Drejtori i Spitalit infektiv, Prof. Dr.Pëllumb Pipero: Mjekët në gadishmëri të plotë, qytetarët të mos tronditen

Pas 5 dekadash, regjistrohet viktima e parë nga sëmundja e malaries. Viktima nga kjo sëmundje është Ridvan Kate 41 vjeç nga Vlora, i cili humbi jetën ne Kliniken e Semundjeve Infektive në QSUT. Mësohet se 41-vjeçari kishte punuar në Afrikë në shtetin e Guinesë për disa muaj ku dhe u infektua, ndërsa vlen të theksohet fakti se ky është rasti i parë që humb jetën një person nga malarja nga dhjetëra punëtorë që punojnë në Afrikë. Pas sifilizit në vendin tonë janë shtuar rastet me sëmundjen vdekjeprurëse të malaries. Mjekët raportojnë për 50 raste të trajtuara në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, kryesisht punëtorë shqiptarë sezonalë, që vijnë nga vende të prekura nga kjo sëmundje. Ndërkohë që mjekët kërkojnë furnizimin e klinikës me medikamente pasi, malarja si sëmundje ka disa dekada që është zhdukur, ndaj dhe nuk ka pasur medikamente. Deri tani pacientët e ardhur nga jashtë kanë sjelle me vete përveç sëmundjes edhe ilaçet e tyre. Rasti i fundit i zbuluar në Shqipëri, me malarje, ka krijuar një panik të plotë në struktuart përkatëse, për shkak se në vendin tonë ende nuk janë kompletuar parametrat e furnizimit me medikamentet përkatëse.   Prof.Dr Pëllumb Pipero është padyshim njeriu më i preokupuar për shfaqjen e malarjes në Shqipëri dhe shqetësimi i tij është i natyrshëm. Sepe është pikërisht ai, mjeku që për vite të tëra ka luftuar kundër të gjitha epidemive vdekjeprursëse që kanë kërcënuar vendin tonë dhe ia ka dalë mbanë me profesionalizëm dhe përkushtim të plotë. Për këtë arsye, Prof.Dr. Pëllumb Pipero u shpresh se: “rasti i Malarjes është një këmbanë alarmi për institucionet tona shëndetësore, sepse shfaqja e çdo rasti është një kërcënim për jetën e qytetarëve shqiptarë”. Për këtë arsye sipas tij, “këto institucione duhet të veprojnë me shpejtësi dhe pa humbur asnjë minutë kohë, sepse për shkak të specifikave të tij, mikrobi i malarjes transmetohet në një kohë rekord, duke shkaktuar pasoja shumë të rënda”. Por nga ana tjetër, duke shprehur pjekurinë e tij profesionale, zoti Pipero tha se, megjithatë “në këtë rast nuk ka vend për të hapur panik tek qytetarët”. Sipas Piperos, për arritjen e një bilanci pozitiv në luftën kundër malarjes kërkohet seriozitet dhe përkushtim i plotë, nga bluzat e bardha por edhe disa masa shtesë nga institucionet përkatëse shtetërore në lidhje me medikamentet e nevojshme”. Duke folur për rastin në fjalë, si edhe për evidentimet e mëparshme, Prof.Dr.Pëllumb Pipero tha se: “nga shfaqjet e rasteve të malarjes në vendin tonë nuk kemi raste auktoktone, por të mbartura nga zona të largëta të globit, megjithatë duhet bërë një kujdes i madh për eleminimin e rreziqeve”. Sipas tij, nëse këto raste nuk merren me seriozitet të plotë, atëherë shumë shpejt mund të kemi në Shqipëri raste të tjera, autoktone të mikrobit të malarjes”.

Kujdesi dhe izolimi

Prof.Dr. Pëllumb Pipero, i cili kryen detyrën e drejtuesit të Spitalit Infektiv të QSUT-së, ka dhënë disa porosi të rëndëishme të cilat kërkojnë domosdoshëmrisht zbatim rigoroz. Kështu për personat që emigrojnë jashtë vendit, sidomos në ato vende të largëta ku përhapja e malarjes është e përhapur në shkallë të gjerë, ai tha se “duhet të njoftohen qytetarët që do të shkojnë jashtë shtetit që të kenë kujdes dhe të përdorin të gjitha këshillat mbrojtëse për të mos u infektuar nga malarja, në ato vende ku, kjo sëmundje është e përhapur, ose e konstatauar”. Përveç të tjerave Pipero u shpreh se sidomos duhet pasur kujdes me individët që kthehen në Shqipëri, nga këto vende të rrezikuara prej malarjes. ‘Ata persona duhet të kontrollohen sapo të mbrrijnë në Shqipëri dhe duhet të kontrollohen sistematikisht për gjashtë muaj rresht, pasi të kenë mbrritur këtu”, u shpreh ai. Dhe pasi të jetë konstatuar se pas gjashtë muajsh, organizmi i personit nuk ka asnjë shenjë apo simptomë të këtj rreziku, atëherë mund të konsiderohet i parrezikuar prej mikrobit të malarjes.

 Javë pas jave

Pak kohë më parë, 4 persona janë paraqitur në shërbimin e sëmundjeve infektive me simptomat e malarjes, një prej tyre në gjendje kome.Shefi i shërbimit të infektivit, Pëllumb Pipero tha se pacientët ishin mbi 25 vjeç  dhe infeksionin e kishin marrë jashtë vendit, pasi ishin punëtorë që kanë punuar në vendet e Afrikës së Jugut. “Në dijeninë time përvec një rasti nga Uguanda, të tjerët kanë ardhur nga Guinea e ekuadorit sepse punonin aty me kontrata provizore. Pothuajse të gjitha rastet kanë qenë shqiptarë  që janë infektuar jashtë vendit ndaj gjej rastin tu bëj apel të gjithë atyre që udhëtojnë në  vendet e Afrikës dhe Azisë së Jugut, Meksikës apo Amerikës së Jugut, ku ka vatra të malarjes, sapo të mbërrijnë në atdhe të paraqiten tek mjeku specialist për të parë nëse janë të infektuar nga kjo sëmundje apo jo sepse përvec rrezikut për jetën, mund të bëhen burim infeksioni për njerëzit që kanë pranë, nëse nuk marrin mjekimin në kohë. Shefi i shërbimit të infektivit, Pëllumb Pipero ka theksuar se në dy vjet numri i të prekurve nga malarja ka ardhur në rritje por përsëri nuk ka vend për panik pasi nuk është konfirmuar asnjë rast i transmetimit të sëmundjes nga njeriu tek njeriu.

Pipero tha se burimi kryesor i infeksionit mbetet mushkonja anafele e cila nuk është zhdukur asnjëherë nga vendi ynë.

Tmerri i përhapjes

Malarja ka qenë dhe është një nga sëmundjet më të tmerrshme që ende nuk është zhdukur krejtësisht. Pikërisht për këtë arsye kërkimet shkencore për të kanë vazhduar vite e vite me rradhë. Së fundmi mendohet se shkenca e mjekësisë ka konkluduar në zgjidhjen përfundimtare të saj. Shkencëtarët kanë shpallur se është bërë e mundur deshifrimi i plotë i kodit gjenetik të parazitit mikroskopik që shkakton malarjen, si edhe të mizës që e transporton atë tek njerëzit. Njohja e kodit gjenetik të parzitit plasmodium falciparum si edhe të mizës anopheles gambiae, hap një sërë shtigjesh të reja në krijimin e armeve kunder kësaj sëmundjeje. Tashmë mund të jenë të mundshme një sërë ilaçesh, vaksinash, insekticidesh apo insekte të cilat mund t’i rezistojnë këtij paraziti në mënyre natyrale. Por shkencëtarët njëkohësisht kanë paralajmëruar se duhet një numër i konsiderueshëm vitesh pune, për të arritur përfundime të tilla të prekshme. Projekti që do të sjellë në dritë të gjitha këto të dhëna kaq shumë të domosdoshme për njerëzimin do të bëhet i mundshëm në sajë të një bashkëpunimi ndërkombëtar ku përfshihen 250 studiues nga mbarë bota dhe mendohet gjithashtu se ky studim kaq i rëndësishëm do ta ketë koston rreth 48 milionë euro. Analizat shkencore të këtyre kodeve gjenetike tashmë janë botuar në gazetën angleze Natyra dhe Shkenca, dhe janë bërë në këtë mënyrë të njohur për të gjithë publikun botëror. Sëmundja e malarjes ka një rrezikshmëri tepër të lartë për njerëzit. Ajo shkakton vdekjen e 2.7 milionë njerëzve çdo vit, shumica e të cilëve janë fëmijë. Ilaçet egzistuese kundër saj e kanë humbur fuqinë e tyre pasi paraziti bëhet gjithmonë e më tepër rezistent.