Prof.Dr. Ilia S.Larti/ Shqetësimet njerëzore dhe aplikimi i disa mekanizma mbrojtës

1004
Ankthi, emocionet, e deri te shqetësimet e ndryshme që sjellin një negativitet në qenien njerëzore janë një torturë për mendjen dhe trurin tij. Në këtë aspekt secili njeri është i interesuar dhe dëshiron patjetër që të çliroheni prej kësaj torture. Në këtë kontekst mendja e njeriut juaj, krijon ankthin, dhe gjen mënyra për të shpëtuar prej tij. Gjithsesi janë mënyra që përdoren në mënyre automatike, të pavetëdijshme, sigurisht jashtë kontrollit të njeriut. (Megjithatë, ndodh që njeriu t’i përdorë ato edhe në mënyrë të vetëdijshme). Këto mënyra Frojdi i quan mekanizma mbrojtës. Atëherë në këtë kontekst le të shohim shkurtimisht disa prej tyre: 
1. Mohimi i realitetit
2. Represioni
3. Reagimi i kundërt
4. Projeksioni
5. Racionalizimi
6. Intelektualizimi
7. Regresioni
8. Zhvendosja
9. Kompensimi
10. Fantazimi
1/1.Mohimi i realitetit.(Refuzimi për të perceptuar ose për tu marrë me gjera të pakëndshme). Çdo njeri mbron veten e tij nga diçka që është shumë e pakëndshme për tu pranuar duke e mohuar ekzistencën e saj. Dikush merr vesh për aksidentimin e një njeriu shumë të afërt. Në këtë aspekt personi që merr lajmin apo informacionin thotë se:(“Nuk është e vërtetë. Nuk e kanë marrë vesh mire”). Ka njerëz që për një sëmundje serioze shprehen se: (“Nuk është e vërtetë. Nuk i kanë bërë mirë analizat mjekësore”). Kur dikush nuk merr rezultat pozitiv për një test, ai nxiton e thotë se: (“Profesori s’e ka parë si duhet testin tim”) etj. Pra duke i mohuar shpesh ndodhitë e pakëndshme, çdo njeri mund të fitojë kohë për t’i përballuar ato në mënyrë graduale. Por, nga ana tjetër, ai mund të shkaktojë vonesa që mund të kenë pasoja të rënda. Mendoni, p.sh., rastin kur mohohet prania e një sëmundjeje të rëndë e cila, po të trajtohej që në fillim, mund të përmirësohet apo shërohet. 
2/1Represioni.Ka njerëz që i detyrojnë ne mënyrë të pavetëdijshme mendimet, kujtimet, dëshirat e pakëndshme, të dhimbshme, kërcënuese që të mos shfaqen në mendjen tij. Kështu p.sh., represiohen shpesh kujtimet që mbartin turp, faj, poshtërim, dështim etj Represioni është mënyra më e përdorur për të shpëtuar prej një realiteti të pakëndshëm psikologjik, por mund të ndodhë rrallë që ai të jete plotësisht i suksesshëm. Një mendim i represuar mund t’i rikthehet një njeriu në mendje shumë herë më i fuqishëm se më përpara. Shpesh përpjekja për të ndrydhur mendimet dhe kujtimet e dhimbshme të një njeriu, mund ta bëjnë që ai të mendojë më tepër për to. Por gjithsesi, veç kësaj, kjo përpjekje konsumon energji fizike dhe e lodh trupin e njeriut.

3/1.Reagimi i kundërt. Disa herë te njeriu, mendimet, dëshirat, kujtimet e dhimbshme janë kaq të forta sa nuk mjafton që vetëm të ndrydhen dhe të mos shfaqen. Atëherë, në të njëjtën kohë, njeriu shfaqën në mënyrë të ekzagjeruar një sjellje që është e kundërt me mendimet, dëshirat dhe kujtimet e ndrydhura. Dikush mund të ndrydhë thellë në mendjen tij një mendim urrejtjeje për dikë dhe në të njëjtën kohë, shfaq një sjellje tepër përkujdesëse për të. Secilit mund t`i ketë ndodhur ndonjëherë që të ketë qenë shumë i mërzitur dhe në të njëjtën kohë, sjellja e tij të ketë qenë tepër euforike?
4/1.Projeksioni. Ka njerëz qëcilësitë e tyre të padëshirueshme, të cilat nuk dëshironi që t’ia njohë vetes, kanë ndjesinë që t`ua vishni të tjerëve. Në këtë sens zëvendësojnë përemrin: “Unë” me “Ju”. Këta njerëz zakonisht shprehen se kjo gjë e pakëndshme nuk ndodh prej meje, por prej “jush”. Në rastet kur këta njerëz bëhen nevrikë dhe si pasoje mund të grindeni me të tjerët, ata priren që t`ua veshur nevrikllëkun të tjerëve, duke besuar dhe mbrojtur se janë të tjerët ata që provokojnë grindjen. Pra në këtë prizëm këta njerëz priren duke i transferuar dhe stërmadhuar tek të tjerët gjërat e pakëndshme, dhe arrijnë të lehtësohen.

5/1.Racionalizimi. Ka persona qëjustifikojnë veprimet tyre duke dhënë pretekste të paqena, në vend të arsyeve të vërteta. Kjo gjen logjikën e vet duke iu referuar formës së “rrushit të papjekur”. (kujtoni fabulën “Dhelpra dhe rrushtë” të Ezopit?). Ka persona që kur konkurrojnë për t’u pranuar në një shkollë të Lartë dhe dështoni dhe pas kësaj thonë se: (“Fajin e ka juria. Unë s`kam mik. Pastaj, me thënë të drejtën, unë kot konkurrova, se kjo degë s`më pëlqen fare”). Pra në këtë sens racionalizimi ju lehtëson zhgënjimet që mund të përjetoni si pasojë e mosrealizimit të synimeve. 
6/1.Intelektualizimi. Ka njerëz që,shkëputen prej situatave stresonte, duke u marrë me punë krijuese, hulumtuese, studimore apo shkencore, pra që përfshihen në një plan të detajuar me afate të abstraguar, intelektual. Kjo i shpëton nga përjetimi emocional, por e keqja është se mund të bëhen këta persona të ftohtë nga ana emocionale. Ndo një person mund të nxehet me një shok/shoqe të tijën, sepse i ka nxjerrë sekretin e një bisede. Ky person në vend që të merret me shokun/shoqen për t’i shprehur zemërimin për sekretin e nxjerrë, ai fillon që të analizojë arsyet pse shoku/shoqja u suall në këtë mënyrë…!

7/1.Regresioni. Ndodh te disa njerëz qëpara një situate të fortë stresante preferojnë të kthehen në situata të tilla që janë me pak kërkuese dhe tensionuese për ta. Ndodh shpesh te disa të rritur, që kur ndeshen në një situatë stresante, mund të sillen gati si me logjikën e një fëmije. 
8/1.Zhvendosja. Ka njerëz që një dëshirë (veçanërisht seksuale ose agresive), i cili nuk mund ta plotësojë ose nuk arrin të kënaqet në formën se si ai e dëshiron, ai nga zhgënjimi e drejton dëshirën e tij diku tjetër për të gjetur atë që ka synuar apo pritur. Zhvendosje kemi dhe në rastin kur një person dëshiron të godas me grusht një person dhe në vend të tij godet tavolinën

9/1.Kompensimi. Gjithsesi çdo njeri duhet të përpiqet që të shmangëfrustracionin qe ju shkakton një aspekt i jetës tuaj duke arritur të keni sukses. P.sh., ju mund të stresoheni nga fakti që ju keni një trup të shkurtër dhe se nuk mund të bëheni basketbollist dhe për këtë stërviteni rregullisht, që të bëheni futbollist. Ky është një kompensim i drejtpërdrejtë. Ju mund të ndiqni dhe një rrugë tjetër: mund të punoni shumë, në një kurs muzike dhe mund të arrini t’i bini mirë fizarmonikës. Por duhet kuptuar që ky është një kompensim jo i drejtpërdrejte. 

10/1.Fantazimi.Ka njerëz që kënaqen me plotësimi i kënaqësive të parealizuara duke menduar për arritje dhe kënaqësi të fantazuara. P.sh., një person mendon që të hakmerret ndaj dikujt që e ka ofenduar, por ai e shmang këtë duke fantazuar se po hakmerret ndaj tij.
Në këtë kontekst mund të themi se: Që të gjithë i përdorim here pas here këto mekanizma, sigurisht në mënyrë të pavetëdijshme. Vërtet, këto mekanizma, janë zbutëse të stresit, por… edhe vetëmashtruese, sepse zbusin emocionet, por nuk zhdukin shkakun e tyre. 
Sigal