Prof. as.Dr. Dine Merja/ Lëndët narkotike (drogat), dëmet shëndetësore dhe sensibilizimi politik

4601
Sigal

Gjëndja relativisht e rëndë që po  kalon shoqëria shqiptare gjatë dy dekadave të fundit në shumë aspekte të jetës së saj,të varfërisë drastike,të lulëzimit të korrupsionit dhe kontrabandës duke përfshirë edhe prodhimin, përpunimin, trafikimin dhe përdorimin e lëndëve narkotike ose drogave, mendoj se është më tepër se shqetësuese. Lidhur me këtë të fundit,me kontrabandën narkotike dhe narkomanët, shpreh mendimin se kërkohet një angazhim më i madh mbarëkombëtar, shoqëror, i organeve qeverisëse, shoqërisë civile, familjes, arsimit, shëndetësisë, medias, të organizatave jo qeveritare dhe atyre politike për të sensibilizuar, ndërgjegjësuar dhe ndaluar rrezikun e një traume shëndetësore kombëtare të pariparueshme dhe me sëmundje narkotike e deri në potencë gjenetikisht të transmetueshme. Çfarë janë lëndët narkotike. Lëndët narkotike janë një grup relativisht i madh substancash kimike,të cilat nga pikëpamja kimike kanë disa karakteristika të përbashkëta prandaj edhe përfshihen në një grupim kimik me emërtim të përgjithshëm alkaloide.Emërtimi “alkaloide” ju është dhënë për arësye se ato kanë veti alkaline ose bazike. Shumica e alkaloideve kanë strukturë kimike komplekse heterociklike me përmbajtje të karbonit, hidrogjenit, oksigjenit dhe të azotit. Në varësi të masës së tyre molekulare, alkaloidet e ndryshme në kushtet e zakonshme janë në gjëndje të gastë, të lëngët ose të ngurtë(pluhur). Burimi i lëndëve narkotike. Lëndët narkotike ose alkaloidet përmbahen tek bimët,të cilat shërbejnë si burim kryesor i prodhimit të tyre.Këto bimë janë të shummëllojshme në natyrë në gjëndje spontane(të egër) si dhe të seleksionuara e të kultivuara nga njeriu,por disa lloje që përmbajnë alkaloide në sasi më të madhe quhen bimë narkotike dhe njihen qyshë në lashtësi,si për shëmbëll: hashashi(Papaver somniferum), paparunia ose lulë-kuqja (Papaver rhoeas), kërpi ose kanabisi (Cannabis sativa, Cannabis indica), kokosi (Erythroxylum coca, Erythroxylum novogranatense), tatulla (Datura stramonium) etj.Këto lloje bimësh janë shumë të përhapura në vënde të ndryshme të botës, veçanrisht në vëndet tropikale, në Amerikën latine, në Azinë juglindore dhe qëndrore,në Afrikë etj.Ato zënë plantacione të konsiderushme për prodhimin kryesisht kontrabandë të produkteve të ndryshme të drogës.Lëndët narkotike ndodhen në organe të ndryshme të bimëve në mënyrë të diferencuar, si: në frutet,në gonxhe dhe lulesë,në gjethe dhe lastarët e kërcellit,por sidomos në kapsulat jeshile të farës. Ato janë me efekt të fort toksik për njerzit dhe kafshët. Hashashi dhe lulëkuqja përmbajnë opiumin nga i cili nxirren substancat e forta narkotike të quajtura opioide: morfina, tebaina, kodeina dhe papaverina. Morfina është alkaloidi kryesor nga e cila prodhohet heroina. Nga bima e kokosit nxirret kokaina ndërsa nga kanabisi substancat narkotike të quajtura kanabinoide, kryesisht tetrahidrokanabinoli (THC)) dhe kanabidioli(CBD). Format e prodhimit dhe përdorimit të drogave. Prodhimi kontrabandë i drogave nga bimët narkotike bëhet në forma të shumëllojshme, në varësi të shkallës së përmbajtjes të substancave narkotike në to. Në trajtë gjethesh, gonxhe-lulesa e lastarë bimësh të njomë ose të tharë e të bluar, materiale bimore të bluar dhe të presuar në forma të ndryshme, ekstrakte në formë rrëshire, paste 2 ose vajore, substanca narkotike të pastra në formë pluhuri me ngjyrë kafe, gri ose të bardhë,në trajtë paketash, karamelesh, kallamash narkotikë etj. Përdorimi i këtyre drogave nga narkomanët klandestinë bëhet gjithashtu në mënyra të ndryshme,me thithje tymi nga cigaret narkotike,në ushqime të narkotizuara me drogat e sipërpërmëndura e deri me injeksione intramuskulare të tretësirave narkotike. Dëmtimet shëndetësore të lëndëve narkotike. Përdorimi i lëndëve narkotike pa arësye mjekësore dhe pa rekomandimin e mjekut specialist është i dëmshëm dhe shumë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut dhe shpie zakonisht në shkatërrimin gradual psiqik e fizik e deri në vdekjen e tij. Substancat narkotike përthithen shpejt nga organizmi duke shfaqur menjëherë efektin psikoaktiv.Ky efekt në varësi të llojit dhe të dozës narkotike të marrë,shprehet me një sërë simptomash graduale ose të menjëhershme, si: shtimi i rrahjeve të zëmrës dhe i presionit të gjakut,rritja e frekuencës të frymëmarrjes, skuqia e syve,tharja e gojës,rritja fillimisht e apetitit ose e përtypjes,rënia e kohës së reagimit, qetësi, eufori, ankth, paranojë, depresion, humbje e përkohshme e memories, të përziera, të vjella, kruarje dhe skuqie e lëkurës,spazëm abdominale, diarre, djersitje, konfuzion, dridhje e trupit, etj. Këto simptoma natyrisht nuk shfaqen të gjitha njëkohësisht por gradualisht,në varësi të sensibilitetit të organizmit dhe të keqësimit të gjëndjes.Në varësi të dozës narkotike,përdorimit sistematik, individualitetit imun dhe të sëmundjeve eventuale, këto efekte mund të jenë kalimtare, të gjata, ireversible ose me pasoja shëndetësore komplekse, me rritjen e riskut kancerogjen etj.  Shumë komplikacione mund të rezultojnë në faza më të avancuara të narkotizimit,nga rënia imune si: zhvillimi i infeksioneve deri në qelbëzim të lëkurës dhe të shtresave të thella indore,të organeve të ndryshme,veçanrisht të mushkrive, të valvolave kardiake, dhe trurit, dëmtimi i mëlçisë, ngadalësim intestinal dhe kapsllëk, bllokime, koma dhe komplikacione të tjera neurologjike. Komplikacione dhe pasoja fatale përjetojnë fëmijët e porsalindur nga shtatzëne që përdorin lëndë narkotike. Substancat psikoaktive depërtojnë gradualisht në organizmin e njeriut edhe nëpërmjet ajrit të mjedisit ku ruhen dhe përpunohen vazhdimisht bimët dhe nënproduktet narkotike të tyre,në kushte primitive siç edhe veprohej në Lazarat, të cilat dëmtojnë shëndetin në mënyrë akumulative. Tymi i lëndëve narkotike përmban 50-70 % më shumë substanca kancerogjene në krahasim me tymin e duhanit dhe është më potencial në shkaktimin e kancerit të mushkrive dhe të traktit respirator në përgjithësi.Ai thithet më thellë dhe mbahet më gjatë se tymi i duhanit duke rritur ekspozimin e mushkrive ndaj substancave kancerogjene. Është konstatuar gjithashtu se përdorimi i drogave narkotike ndikon në uljen e nivelit të testosteronit të meshkujve si dhe të cilësisë dhe numrit të spermatozoideve në spermën e tyre e për pasojë në uljen e fertilitetit. Nga ana tjetër tek femrat shkaktojnë edhe dëmtimin fiziologjik të ciklit menstrual me pasoja shëndetësore duke përfshirë edhe humbjen e ciklit menstrual dhe të fertilitetit. Në një optikë më të detajuar,substancat narkotike shkaktojnë tek njerëzit dhe kafshët narkozën e sistemit nervor qëndror (“narkoza qëndrore”), një depresion të përgjithshëm, uljen e veprimtarisë funksionale të organeve të ndryshme, të metabolizmit, të mëlçisë, veshkave, etj. Në fazën e parë të përdorimit, lëndët narkotike shkaktojnë përkohësisht një gjëndje euforie,ndjenjë gëzimi, kënaqësie, lehtësi, iluzione etj., të cilat e tërheqin viktimën në përdorimin sistematik të këtyre narkotikëve deri sa e sëmurin dhe e shkatërrojnë atë në fillim nga ana psiqike dhe pastaj edhe fizikisht. Përdorimi i shpesht dhe sistematik deri në mbidozë i substancave narkotike shpie në ndërprerjen e veprimtarisë jetësore normale të organizmit,rënien graduale dhe të paevitueshme të oreksit,imunitetit të organizmit, të qarkullimit të gjakut,ndërprerjen e këmbimit të lëndëve (metabolizmit), çrregullime 3 neuropsiqike, humbjen e aftësisë për punë, depresion në frymëmarrje, jargëzim dhe shtim të sekrecioneve nazale, vështirësi artikulimi në të folur,kalimin në një gjëndje të pavetdijshme të organizmit, dobësim dhe plakje të parakohëshme, sëmundje të trashëgueshme dhe mortalitet të parakohshëm. I vetmi shpëtim nga pasojat e narkotizmit është padyshim braktisja dhe mospërdorimi i tyre.Vet prejardhja e fjalës “hashash” e ka origjinën nga arabishtja e vjetër,nga Siria dhe Persia, që do të thotë “flakje” “braktisje”, një nofkë që arabët e Azisë qëndrore dhe juglindore ja vunë bimëve toksike, helmatisëse, narkotike opioide të papaveraceve dhe kanabisit qyshë rreth 1000 vjetë më parë,për shkak të pasojave të dëmshme shëndetësore dhe fundin tragjik që ato shkaktonin. Vlerat e përdorimit mjekësor të lëndëve narkotike. Bimët narkotike të sipërpërmëndura përdoren në industrinë farmaceutike për ekstraktimin e lëndëve narkotike nga të cilat prodhohen mjaft medikamente me vlerë në mjekimin e disa sëmundjeve specifike.Disa bimë narkotike që u përmëndën më lart janë përdorur për qëllime kurimi qysh 2-3 mijë vjetë para erës tonë. Substancat narkotike kanë efekte të ndryshme në organizmin e njeriut. Kështu, disa kanë veprim stimulues ndaj sistemit nervor,veprimtarisë së zëmrës etj.,alkaloide të tjera veprojnë si qetësues ndaj dhëmbjeve të ndryshme, kanë efekt narkoze (gjumësie) etj. Ndër substancat narkotike më kryesore për prodhimin farmaceutik mund të përmënden: opiumi, morfina, heroina, kokaina, kodeina etj. Përdorimi i substancave narkotike për qëllime mjekimi bëhet vetëm nën kujdesin dhe mbikëqyerjen e mjekut specialist dhe në doza tepër të vogla dhe për një kohë të shkurtër. Narkotizmi dhe trajtimi mjekësor. Përdoruesit e lëndëve narkotike zakonisht kalojnë në tri faza drogimi,në fazën fillestare(abuzimit),në fazën e komprometimit dhe së fundi në narkotizëm.Seicila fazë e përdorimit të drogës dhe e përkeqësimit shëndetësor të narkomanit shoqërohet me simptomat dhe dëmtimet neuropsiqike. fiziologjike dhe metabolike të organizmit. Në fazën e parë të fillimit të përdorimit të drogës ose të abuzimit shëndëtësor, përdoruesi ndjen një kënaqësi euforike, qetësi nervore dhe gjallëri të përgjithshme trupore. Kjo situat e shtyn përdoruesin për të marrë më tepër drogë, për ta bërë atë aktivitet rutinë në shtëpi,në shkollë ose në punë,për tjua afruar atë edhe miqëve të tij.Ndërkoh gjatë kësaj faze fillojnë të shfaqen edhe simptoma të tjera sidomos në sjelljen e përdoruesit në marrëdhëniet e tij familjare e shoqërore.Mungesa e njohurive dhe e ndërgjedjësimit për rreziqet shëndetësore të lëndëve narkotike,mungesa e ndikimit të familjes, të shkollës, të shoqërisë dhe të sensibilizimit publik në përgjithësi në këtë drejtim,e fusin përdoruesin në fazën e komprometimit të plotë narkotik,e bëjnë atë “një pijanec narkotik” duke shtuar në masë të konsiderushme marrjen e drogës në mënyrë sistematike si punë e duhanxhiut apo alkolistit.Dobësitë e karakterit të narkomanit, stresi, hallet dhe vështirësitë e jetës familjare e shoqërore,papunësia, varfëria, traumat psikologjike etj. janë gjithashtu favorizues të narkomanisë. Në fazën e komprometimit narkotik shpesh manifestohen një sërë simptomash të tjera nga narkomani,si:agresiviteti në familje e shoqëri,etja e vazhdueshme për marrjen me çdo kusht të drogës në doza më të mëdha,mënjanimi dhe largimi nga aktivitetet shoqërore çlodhëse e argëtuese,mbyllja në vet-vehte,mungesa e dëshirës për punë etj.Faza e tretë e narkotizmit është faza e avancuar dhe e shprehur qartë në sjelljen e narkomanit,në komplikacionet shëndetësore dhe rrezikun për jetën.Në këtë shkallë të drogimit, narkomani shfaq hapur kërkesa të dhunshme për marrjen e drogës, mbylljen në botën e tij dhe shpesh në rastet e marrjes së mbidozës humbet vetëdijen.Shënjat fizike kryesore të mbidozës narkotike janë: zvogëlimi i bebeve të syve,humbja e vetëdijes dhe depresioni respirator që shpie në uljen e oksigjenit në gjak,në koma dhe në rast mos trajtim mjekësor emergjent në humbjen e jetës. 4 Personat që përdorin drogë narkotike dhe janë të interesuar për tu shkëputur nga ky abuzim kriminal duhet të drejtohen në qëndrat mjekësore të specializuara ose në spitalet rajonale për tu përfshirë në trajtimin mjekësor të specializuar për diagnostikimin, detoksifikimin dhe mjekimin. Metodat e rrugës apo amatoreske të ndihmës për shpëtimin e jetës mga mbidoza narkotike nuk ndihmojnë, trajtimi duhet bërë me emergjencë pranë qëndrave mjekësore për të marrë mjekimin adekuat antagonist narkotik (opioid). Kontrolli shëndetësor i banorëve të Lazaratit dhe i policisë antidrogë. Organet e shëndetësisë rajonale të Gjirokastrës në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë,mendoj se duhet të bëjne një kontroll të specializuar mjekësor me të gjithë banorët e Lazaratit lidhur me ndikimin narkotik në shëndetin e tyre.Lazaratasit janë marrë për një kohë të gjatë me prodhimin, përpunimin dhe ruajtjen e lëndëve narkotike në ambjentet e tyre të banimit dhe në kushte mjaft primitive,pa kulturën elementare të rrezikut narkotik,pa mbrojtjen dhe sigurinë ndaj lëndëve narkotike,pa konsultën dhe diagnostikimin mjekësor të specializuar.Në ato kushte dhe rrethana,këta banorë edhe pa i konsumuar lëndët narkotike,kanë qënë gjithëmon nën efektin e pluhurit,thërmijave dhe avullit narkotik që ngopin mjediset e tyre të banimit,duke i marrë substancat narkotike nëpërmjet frymëmarrjes,ndotjes së duarve dhe lëkurës,veshjeve trupore etj.Më të rrezikuar kanë qënë padyshim gratë shtatzëne, fëmijët dhe personat me probleme shëndetësore anësore(kardiake,anemike,infektive, respiratore,nefrotike, hepatike, neurologjike etj.). Por nuk përjashtohet edhe mundësia e konsumit të drogës narkotike nga persona të ndryshëm në Lazarat, sidomos adoleshentët dhe fëmijët që padyshim e ka rënduar edhe më shumë gjëndjen shëndetësore të tyre. Tymrat dhe mjegulla nga djegia e sasive të konsiderushme të bimëve dhe produkteve narkotike(mbi 100 ton) në Lazarat,ka intoksikuar natyrisht atmosferën e fshatit dhe të shtëpive të banimit për rreth vatrave të djegies me substanca narkotike duke depërtuar në rrugë respiratore në organizmin e banorëve dhe të punonjësve të policisë në Lazarat për një kohë relativisht të gjatë.Djegia u realizua brënda fshatit dhe në kushte të palejueshme mjedisore,duke mos marrë asnjë masë për mbrojtjen dhe sigurinë shëndetësore të banorëve dhe të punonjësve të policisë nga dëmet shëndetësore narkotike. Duhet patur parasysh se gjatë djegies së drogave narkotike një sasi e konsiderueshme e substancave tepër të rrezikëshme narkotike avullojnë gjatë djegies dhe kalojnë në mjedisin për rreth pa u shkatërruar duke kërcënuar shëndetin e banorëve dhe duke ndotur mjedisin,bimësinë,ujrat, perimet dhe pemtarinë e fshatit,të cilat konsumohen nga banorët dhe kafshët.Për rrjedhojë këto substanca narkotike toksike do të kalojnë në organizmin e njeriut, nëpërmjet ajrit, bimëve, produkteve blegtorale (qumështit, vezëve, mishit). Dëmet shëndetësore nuk shfaqen në mënyrë të menjëhershme por akumulohen dhe shpërthejnë pas një mekanizmi biokimiko-molekular në organizmin e njeriut në përputhje me dozën e marrë,rezistencën imune individuale, sensibilitetin alergjik, sëmundjet anësore, komplikacionet e mundëshme etj. Ministria e shëndetësisë mendoj se duhet të hartojë një rregullore të posaçme lidhur me masat mbrojtëse, të sigurisë, të diagnostikimit dhe trajtimit mjekësor të personave që merren me zbulimin dhe asgjësimin e bimëve dhe lëndëve narkotike, sidomos të policisë së shtetit dhe të personave që bien pre e narkotizmit, duke e bërë këtë rregullore shkencore e praktike të njohur për institucionet e interesuara  dhe opinionin publik. Narkomania dhe sensibilizimi publik. Njerëzit që bien viktimë e përdorimit të lëndëve narkotike (“pijanecët narkotikë apo narkomanët”), veç shkatërrimit të shëndetit të tyre bëhen një plagë e rëndë për familjen dhe shoqërinë. Rruga e vetme e shpëtimit të tyre është shkëputja nga vesi kriminal i drogës.Preja më e rrezikuar e shoqërisë nga përdorimi i lëndëve narkotike është adoleshe5 nca e dalë jasht edukimit, ndërgjegjësimit, ndikimit dhe kontrollit familjar, arsimor, shëndetësor e shoqëror si dhe e të rriturve të papunë, me probleme ekonomike-shoqërore, familjare e shëndetëtësore. Indiferentizmi shtetëror, familjar, arsimor e shoqëror ndaj kësaj traume të shoqërisë njerëzore e bën me pasoja edhe më dramatike këtë plagë të shoqërisë së civilizuar.Kontrabandistët dhe rjeti i trafikantëve të lëndëve narkotike janë padyshim faktorë dhe aktorë më kriminalë dhe më regresivë të shoqërisë në mbajtjen dhe zhvillimin e kësaj traume veçanrisht për shtresën më të prapambetur dhe më të predispozuar të shoqërisë. Në Shqipëri gjatë dy dekadave të fundit ka një përshkallëzim galopant të prodhimit,trafikimit dhe përdorimit të lëndëve narkotike deri në inekzistencën e vet shtetit,të shoqërisë civile, në mosndaljen e kësaj gjëndje siç ishte edhe me Lazaratin për rreth një dekade.Partitë politike,organizatat jo qeveritare,shkollat,forumet rinore dhe të grave,sindikatat e ndryshme etj. bëhen të gjalla vetëm në fushatat elektorale për tju siguruar vazhdimësinë dhe privilegjet pushtetarëve dhe më pas pushojnë së vepruari. Media për gjatë dy dekadave fokusohet shpesh në thashetheme politike,me një grusht analistësh dhe gazetarësh partiakë që shfaqen sistematikisht nga njeri panel televiziv në tjetrin për të bërë tifozëllëkun partiak të radhës,për të bërë kompetentin për çfardo lloj problemi,bashkë me politikanët dhe qeveritarët,për të trumbetuar arritjet dhe për të mbuluar e justifikuar dështimet,për të lavdëruar njërën palë apo për të kritikuar palën tjetër,me e lagu se lagu,ndërkoh që nuk ndjehet zëri dhe mendimi i një spektri të gjërë specialistësh të pavarur,për problemet kryesore që prekupojnë zhvillimin shkencor,profesional dhe ekonomik të vëndit.Zhvillimi ekonomik i një vëndi nuk vjen nga analistët partiakë që na fandaksen përnat në ekranet televizive,por nga shkalla e zhvillimit, vlerësimit, inkurajimit, ndigjimit dhe amplifikimit të zërave dhe mëndjeve më të ndritura të shkencëtarëve, specialistëve e punonjësve më të suksesëshëm të një kombi për të gjitha problemet që e preukupojnë atë.Këta personalitete dinjituozë e të pavarur nuk luten apo jargaviten për të dalë në ekranet televizive, përkundrazi institucionet mediatike duhet ti kërkojnë e ti ftojnë ata për problemet e shumta të zhvillimit ekonomiko-shoqëror të vëndit,për analizën kritike të qeverisjes së vëndit. Rreziku dhe pasojat e kontrabandës narkotike, trafikimit dhe narkomanisë për shoqërinë tonë mendoj se është një problem shqetësues mbarëkombëtar. Prapambetja shoqërore, varfërija, korrupsioni dhe mungesa e shtetit ligjor janë shtrati më i favorshëm për lulëzimin e prodhimit, përpunimit, trafikimit dhe përdorimit të drogës. Shqipëria në dy dekadat e fundit e ka plotësuar më së miri këtë shtrat,duke e lënë vëndin në stanjacion, varfëri dhe prapambetje të thellë ekonomiko-shoqërore. Qeveria e “Rilindjes” së sotme duket se e ka marrë seriozisht këtë luftë pa kompromis për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista e vëndit më të korruptuar në Europë. Në këtë zhvillim mendoj se shoqëria civile, media, arsimi, shëndëtësia etj. duhet të jenë faktor vendimtar për shëndetësimin e këtij problemi me rëndësi kombëtare.