Sigal

Akademik Artan Fuga

Për mua tani ka nevojë për masa të mençura:

Pranimi i amendimit të Ligjit për Arsimin e Lartë, që e pranon ose jo ndonjë fletushkë shërbëtore propagandistike, është ai baza e të gjitha të këqijave që ka mbërthyer shkollën e lartë.
2. Pezullimi i të gjithë bordeve për një kohë të dytë derisa të përpunohet modeli i ri i administrimit.
3. Pranimi i pagesës me këste i detyrimeve financiare të studentëve.
4. Planifikimi i një studimi mbi gjendjen e arsimit të lartë në Shqipëri dhe paraqitja e tij si një plan masash Kuvendit të Shqipërisë para amendimit të Ligjit për Arsimin e Lartë.
5. Pranimi i përpunimit të një ligji të integrimit të shkencës dhe kulturës e dijes në shoqërinë e sotme shqiptare.
6. Përpunimi i një ligji për pranimin e të rinjve të diplomuar në administratën publike vetëm nëpërmjet meritokracisë dhe jo konkurseve false.
7. Përpunimi i ligjit antikorrupsion në sistemin universitar dhe në vlerësimin e studentëve.
8. Krijimi i një Këshilli emergjence pranë ministrisë të Arsimit ose edhe më lart për reformimin e arsimit të lartë.
9. Përgatitja e një samiti a kongresi për arsimin e lartë me të gjithë aktorët e interesuar socialë, politikë dhe intelektualë të vendit. Urgjent.
10. Përpunimi i shpejtë i modelit të universiteteve publike shqiptare.
11. Bashkia Tiranë të ktheje në destinacionin e përdorimit të aseteve të UT që i janë uzurpuar në mënyrë arbitrare.