Prodhonin dhe tregtonin pije freskuese të falsifikuara, arrestohet pronari, në kërkim kimisti

596
Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen se sekuestronin pije freskuese që dyshohet se janë falsifikuar. Në sajë të operacionit ‘Dajti’ u bë e mundur prangosja e Genc Brahysas, 34 vjeç, ndërsa shtetasi E. M, me profesion teknolog (kimist) është shpallur në kërkim. Sakaq, është proceduar penalisht shtetasja me inicialet F. B., 36 vjeçe. Për këta persona, nga Seksioni i Krimit Ekonomik, ishte marrë informacion se prodhonin pije freskues pa licencë edhe më pas i tregtonin ato.
Në bashkëpunim me Hetimin Tatimor dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, u ushtrua kontroll në adresën ku ishte marrë informacion se këta shtetas kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm, e më konkretisht një punishte e fshehur në ambientet e një magazine, në brendësi të të cilës u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

3 048 pije freskuese të dyshuara të falsifikuara të ambalazhuara të gatshme për tregtim
– 1 makineri artizanale për prodhimin e pijeve
– 1 presë për stampimin e vulave të skadencës
– 8.5 kg koncentrat me afat të skaduar (produkt i dyshuar kontraband)
– 18 kg esencë (produkt i dyshuar kontraband)
– 18 kg aromatizues të ndryshëm për prodhim pijesh freskuese dhe energjike
– Etiketa të markave “Lëng pjeshke, Lëng Limoni, Lëng Pjepri dhe Pije Energjike Dajti”.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimit i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimor, Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë i kryer në bashkëpunim”.
Sigal