Prodhim dhe shitje droge, goditet grupi i strukturuar kriminal në Tepelenë, pesë të arrestuar

667
Sigal

Një aksion i forcave operacionale është zhvilluar ditën e sotme në Tepelenë.

Bëhet me dije se deri tani janë vënë në pranga pesë persona, mbi të cilët rëndon akuza e grupit të strukturuar kriminal dhe prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Ndërkohë burime kanë treguar edhe emrat e personave të ndaluar në kuadër të këtij operacioni.

Është vënë në pranga të policisë, Edi Balla, Arbër Brahimi, Shpëtim Brahimi, të tre vëllezër. Dy të fundit janë ndaluar në banesat e tyre.

Ndërkohë po ashtu janë ndaluar Agron Manka, nga Këlcyra, Bilbil Shqalshi nga Mirdita, dhëndër në Memaliaj.