“Procedura Tatimore”, mos blini pa faturë, klienti të largohet pa e paguar mallin

501
Mazhoranca riformuloi dje propozimin e qeverisë në ligjin për “Procedurat Tatimore, të ndryshuar”, nenin 6 i cili parashikonte largimin e blerësit pa paguar, nëse nuk i jepet kuponi tatimor. Qeveria kërkoi që në rast se blerësi nuk pajisjet me kuponin tatimor, të largohet pa e paguar mallin, ndërsa Kuvendi miratoi me 75 vota “pro” dhe asnjë kundër amendamentin e deputetëve Erjon Braçe, Ervin Koçi dhe Anastas Angjeli që të rifmulohej neni në fjalë.
Sipas amendamentit të anëtarëve të komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, zëvendësohet togfjalëshi “blerësi të largohet pa e paguar mallin” me “blerësi të mos kryejë transaksionin për mallin apo shërbimin e ofruar”. Pas debateve në komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, ishte radha e Kuvendit dje që të shprehej për propozimin e qeverisë, apo atë të komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, që synonte rrëzimin e të parit. Por në kushtet e paqartësisë nëse ligji mund të miratohej, aq më tepër kur deputetët e mazhorancës te Ekonomia dhe Financa ishin shprehur kundër nenit 6, Kuvendi zgjodhi “rrugën e mesme”, duke votuar “pro” riformulimit të propozimit të qeverisë. 
Sigal