Proçedohet penalisht ish-punonjësi i Hipotekës, mbivendosi pronat në Pogradec

546
Nis proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj një ish-punonjësi të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Pogradec.
Proçedimi ndaj A.Z, 47 vjeç, banues në Korçë filloi pas kallëzimit të bërë nga shtetasi L.D, 54 vjeç, banues në Pogradec.
Ky i fundit ka deklaruar se kur shtetasi A.Z ka qenë me detyrë punonjës në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Pogradec, gjatë viteve 2008-2013, ka kryer mbivendosje të pronës së shtetasit L.D në lagjen nr 1, në qytetin e Pogradecit.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Sigal