Procedohen penalisht edhe 5 protestues të tjerë

546
Të tjerët persona janë proceduar penalisht nga policia e kryeqytetit, pas pjesëmarrjes së tyre në protësë. Sipas njoftimi të policisë 5 persona janë në ndjekje penale në gjendje të lirë për veprën penale “Tubim i paligjshëm”, “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”. Ata janë: – Y.Sh., 34 vjeç;- S.P., 21 vjeç;- A.Z., 28 vjeç;- G.Gj., 30 vjeç;- M.N., 30 vjeç.
Këta persona u shoqëruan sipas procedurave standarde dhe Rregullores së Policisë së Shtetit dhe në asnjë moment nuk është ushtruar dhunë ndaj tyre. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Kujtojmë se dëri më tani janë proceduar penalisht 28 persona që protestuan përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, si dhe tek Gjykata e Tiranës.
Ditën e shtunë me qindra qytetarë të qytetit të Kukësit protestuan në Rrugën e Kombit lidhur me tarifën 5 euro, ku nuk munguan dhe përleshjet me efektivët e policisë, si dhe i vunë flakën sporteleve të pagesës. 23 prej protestuesve u arrestuan pas pisa orësh.
Sigal