Procedohen dy inspektorë të Tatim-Taksave dhe pronarja e një lokali‏ në Korçë

521
Procedohet penalisht pronarja e një lokali, në fshatin Libonik të Korçës dhe dy inspektorë të Drejtorisë Rajonale të Tatim-Taksave për “Shpërdorim detyre”. Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasja R.V, 54 vjeç, banuese në fshatin Libonik, nga kontrolli i ushtruar në lokalin, pronë e saj, me licencën përkatëse, u konstatua se nuk priste kupon tatimor për klientët, si dhe kishte punësuar shtetasin, R.A, 19 vjeç , si kamerier, por të pa regjistruar tek Sigurimet Shoqërore.
Në vijim të hetimeve, rezultoi se inspektorët e Tatim-Taksave në Korçë, shtetasit N.N., 58 vjeç, dhe E.Ç., 26 vjeç, kanë shpërdoruar detyrën, gjatë kontrollit të ushtruar në datën 01 tetor 2015, në lokalin e mësipërm. Ata nuk kanë marrë masa, për punonjësin e pa siguruar, si dhe për subjektin, i cili nuk priste kupon tatimor për klientët. Materialet i kaluan Prokurorisë Korçë për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”si dhe “Shpërdorim detyre”.
Sigal