Sigal

Bateria e telefonit është një problem shqetësues për të gjithë. Prodhuesit e telefonave shpesh pohojnë se tashmë versionet e rinj kanë dhe një model më të mirë të baterisë por deri më tani asgjë nuk ka qenë ashtu siç thuhet.

Kjo është ndoshta për shkak të “humbjes së kapacitetit”, përqindja e fuqisë së humbur rritet çdo herë që lidhni pajisjen tuaj me ngarkuesin. Pra, çdo herë që rimbushni baterinë tuaj, ju, në të vërtetë, shkurtoni jetën e saj.

Edhe pse duket vazhdimisht bateria e ringarkuar e shpejtë dhe të zgjasë më gjatë, ajo do të jetë e pamundur të zgjatë “përgjithmonë”. Kjo “humbje e kapacitetit” është pasojë e ligjit të dytë të termodinamikës, dhe sa herë që ajo merr disa përditësime, ka një humbje të caktuar pariparueshme të energjisë.

Çdo herë që bateria është e ngarkuar ose e shkarkuar, humbet një sasi e vogël e energjisë, me pak humbje të kapacitetit të baterisë që nuk mund të kompensohet. Përdorimi i tepërt i baterisë është dhe shkaku që ajo sjell problemet e njëpasnjëshme.