Problemet me tragetin në Vlorë/ MT: Shkak moszbatimi i grafikut për operim

537
Pas rreth 4 orësh ka përfunduar odiseja e bllokimit në port të tragetit “Red Star”. Trageti i linjës Brindizi-Vlorë me 210 pasagjerë nuk u lejua të ankorohet pasi nuk kishte respektuar grafikun, sipas autoritete portale, ndërsa kjo nuk është hera e parë që lihet në det të hapur. Nga ana e saj, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, deklaron se askush nuk është mbi ligjin dhe operatorët duhet të zbatojnë direktivat e autoriteteve. 
“Grafiku i lëvizjeve miratuar nga organet kompetente për të garantuar sigurinë e pasagjerëve. Grafiku i operimit në Portin e Vlorës, parakusht kapaciteti. Askush nuk është mbi ligjin. Operatorët të zbatojnë direktivat e autoriteteve. 
Agjencia e udhëtimit do të penalizohet nga organet kompetente sipas ligjit për këtë rast. Agjencitë të mos shesin bileta jashtë grafikut të miratuar. Qytetarët të informohen për grafikun e miratuar përpara se të udhëtojnë. Grafiku i lëvizjes së trageteve në faqen zyrtare të MTI dhe të Porteve”, thuhet në deklaratën e MTI.
Sigal