Problemet e tenderit të policisë

634
Vetëm pak javë më pare një tjetër tender, me vlerë 2.5 milionë USD, për dhënien me qira të disa makinave për Policinë e Shtetit, u shoqërua me debate dhe akuza për paracaktim. Media publikoi dokumentet e këtij tenderi të Policisë së Shtetit, ku kërkohej marrja me qira e 134 automjeteve për një periudhë prej 4 vitesh. Sipas specifikimeve teknike, rezulton se policia i kërkonte automjetet me një cilindratë 1550 cc. Makina duhet të ishte me naftë dhe numri i cilindrave minimumi 4. Kutia e shpejtësisë 5/6+1 marshe, shpejtësia maksimale e mjetit 180 km/orë dhe numri i dyerve 4. Norma e konsumit e kombinuar e mjetit që do të ofrohej duhet të mos e kalonte vlerën 5.5 litër për 100 km. Gjithashtu kërkoheshin makina me disa aksesorë shtesë si, me sistem drejtimi në krahun e majtë, me asistence hidraulike ose elektrike. Frenat me sistem ABS. Të ketë E.S.P (Sistemi Kontrollit Trajektores), airbag për shoferin dhe pasagjerin. Sipas kërkesave, xhamat duhet të ishin 10 % errësim në xhamat e dyerve të pasme dhe xhami i madh i pasmë. Në kritere përcaktohet se automjetet duhet të kishin mbyllje të centralizuar të dyerve, komandim në distance, sistem kondicionimi në kabinë, ndërsa kërkohej që mjetet të ishin prodhim i 2 viteve të fundit. Lidhur me këtë tender, ekspertët shpjeguan se në përgjithësi kriteret ishin gjeneraliste, ndërsa ishte vendosur vetëm një kriter që i nxjerrë të gjithë të tjerët jashtë loje, që janë “kuajt fuqi”. Këtë kriter e plotësonte vetëm një model. Policia iu drejtua disa kompanive me një kërkesë paraprake për kuotim, ndërsa mësohet se disa prej tyre e kanë refuzuar.
Sigal