Vijojnë problemet me energjinë elektrike në Pukë. Qyteti i Pukës prej 3 ditësh nuk furnizohet rregullisht me energji. Shkak për kufizimet është bërë rrjeti i amortizuar i energjisë elektrike. Si pasojë e ndërprerjeve banorët ankohen se po iu dëmtohen pajisjet elektrike.