Probleme edhe për tragetin e linjës Vlorë-Brindisi

491
Sigal

Moti i keq me erë të forta dhe det të trazuar kanë detyruar tragetin e linjës Vlorë-Brindisi të mbërrijë me vonesë në destinacion.

Mësohet se dallgëzimi në det të hapur arrin deri në 7 ballë. Për këtë arsye trageti i linjës Vlorë-Brindisi do të arrijë në port rreth orës 20:00.

Kujtojmë se vonesa ka patur edhe për tragetin e linjës Durrës-Bari, i cili mëngjesin e sotëm iu desh të priste 3 orë në det të hapur.