Prishja e banesave në Shkozë, fadromat hyjnë në shtëpinë e vogëlushit që qante për babain

88
Fadromat e INUK kanë mësyrë sot në Shkozë për të filluar punën për shembjen e banesave për hapjen vendit, në kuadër të projektit për zgjatimin e bulevardit të Lanës.

E duket se puna ka nisur nga shtëpia e vogëlushit që pak ditë më parë qante me dënesë për babain e tij, teksa e merrnin forcat e policisë.

Raportohet nga vendi se është bërë prerja e objektit me mjete prerëse dhe më pas do të vijojë shembja. Nga familja po bëhet zhvendosja e plaçkave.

Projekti për zgjatimin e bulevardit të Lanës financohet dhe realizohet nga qeveria.

Banorët nuk janë kundër projektit por kërkojnë dëmshpërblim për pronat sepse thonë se janë vendosur në vitet ’80 këtu me urdhër të Komitetit ekzekutiv. Por sipas autoriteteve, banesat janë pa hipotekë.