Prishja e banesave në Shkozë, banorët përplasen me policinë: Po ushtrojnë dhunë!

444
Sigal

Përplasje në Shkozë mes banorëve dhe policisë e cila ka shkuar në mbështetje të inspektorëve ndërtimorë për prishjen e disa banesave.

“BalkanWeb” raporton se dy persona janë shoqëruar nga policia.

Sipas banoreve policia ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj banorëve te zonës. Ata deklarojnë se nga banesat që duan të prishin, katër janë të legalizuara dhe njëra në proces legalizimi

Ajo që është në proces legalizimi, ka një vendim gjykate që thotë se ‘shtëpia nuk mund të preket deri në momentin që të dalë një vendim gjykate përfundimtar’.

Banorët i kanë kërkuar policisë vendimin për prishjen e shtëpive të tyre por deri më tani, ata nuk u kanë treguar asnjë lloj vendimi që të legjitimojë veprimin e tyre.