Prishi godinën e Policisë në Fier përfundon në gjyq Astrit Veliaj

509
FIER – Nën akuzën e ndërtimit pa leje dhe prishjes së pronës publike gjykata e lartë ka nisur këtë të hënë gjykimin ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Astrit Veliaj.
Veliaj kishte zgjedhur të mos ishte i pranishëm në seancë dhe mbrohej nga avokati, Ardian Visha, i cili kërkoi pushimin e çështjes me argumentimin se pretendimet e Prokurorisë nuk qëndron dhe deputeti nuk ka kryer asnjë vepër penale.
Astrit Veliaj pas hetimeve nga prokuroria e përgjithshme akuzohet se ka prishur ish godinën e Drejtorisë së Policisë së qarkut të Fierit për të ndërtuar aty një godinë universitare.
Për shkak dhe të pushimeve vjetore të gjykatës në muajin gusht, proceduralisht seanca e radhës u la më 22 shator aty ku prokuroria pritet të paraqes pretencën e saj ndaj deputetit të PD-së.
Sigal