Prishet mikrobusi i Sarandës, shoferi “mban peng” pasagjerët

450
Pranë fshatit Kafaraj të Fierit ka pësuar një defekt teknik një mikrobus i linjës Tiranë-¬Sarandë me rreth 30 pasagjerë. Mikrobusi ka pësuar defekt të rëndë në motor, gjë që ka acaruar pasagjerët të cilëve do u duhej të prisnin gjatë. Kështu, teksa ata kanë tentuar të zbresin për të hipur në një tjetër autobus të linjës së Sarandës, shoferi i ka penguar ata dhe ka bllokuar valixhet e tyre. Përfundimisht vetëm disa pasagjerë kanë arritur të largohen pas debateve të shumta, ndërsa të tjerët kanë mbetur të braktisur në mëshirë të fatit bashkë me shoferin, i cili nuk u jepte valixhet.
Sigal