Prishen banesat/Banorëve iu merren celularët, mediat bllokohen 100 metra larg tyre!

485
Sigal

Shembja e shtëpive në Bregun e Lumit po shoqërohet me një izolim total të planifikuar mirë nga Policia, për të shmangur zhurmën mediatike dhe mbështetjen nga opionioni publik.

Mediat nuk lejohen që të futen dhe të transmetojnë direkt nga vendi ku po shemben banesat.

Janë forcat e Policise bashkiake, të Policisë së Rendit dhe forcat “Shqiponja” që kanë rrethuar zonën dhe nuk i lejojn mediat të afrohen. Siç shihet nga pamjet, gazetarët dhe opertorët janë qindra metra larg fadromës.

Por, mësohet se edhe banorëve iu janë sekuestruar telefonat celularë nga Policia për të mos bërë video dhe fotografi dhe nuk lejohen të dalin nga lagja e tyre dhe të japin deklarata për mediat.