Princesha shqiptare: Të lirohet Ballisti Morina, nuk është kriminel

547
Protestës për lirimin e Ismail Morinës, autori të dronit një vit më parë në Beograd, i është bashkuar edhe princesha e Leka Zogut, Elia Zaharia. Zaharia nënvizoi se Ballsiti duhet të lirohet pasi sipas saj është heroi i gjithë shqiptarëve, i cili një vit më parë përloti të gjithë shqiptarët. Në një postim në rrjetin social “Facebook” Elia Zaharia tha se Morina nuk duhet të ndëshkohet pas hekurave si kriminel. Zaharia vazhdon postimin duke e krahasuar veprën e Kadaresë “Kush e solli Doruntinën” me krijesën dhe fantazinë e njeriut të dronit. 
Postimi i plotë në “Facebook” i Elia Zaharia
“Vendosa të shkruaj duke u nisur nga ndërgjegjja ime qytetare që nuk mund të heshtë sot. Ndihem thellësisht e indinjuar kur prapa hekurave qëndron si “kriminel” ai që na beri të gjithëve krenar një vit më parë, ku nëpërmjet atij droni ngriti peshe të gjithë zemrat e shqiptareve. “Krimi” i tij dhe arsyeja e vërtetë pse po gjykohet është ai dron. Dëshiroj t’ju kujtoj veprën e Kadaresë: Kush e Solli Doruntinën”. E vërteta ishte se atë e solli Besa e Shqiptarëve, unë, ti, të gjithë ne…E bej ketë paralelizem pasi atë Dron Kombëtar e ngritëm ne të gjithë, me energjinë tonë, me atdhedashurinë tonë. Ai ishte i Zgjedhuri për ta materializuar nëpërmjet atij xhesti impulsin shpirtëror të çdo Shqiptari. Ku jemi ne sot? Ne qe u ekzaltuam dhe e duartrokitëm një vit më parë? Ne qe u mallëngjyem e u përlotem? Ne qëndrojmë përballë indiferentizmit tonë si një shoqëri përballë pasqyrës. Ne që heronjtë i vëmë prapa hekurave, ne qq harrojmë”.
Sigal