Prezë, dhunohet me mjete të forta shtetasi grek

566
Një shtetas grek është dhunuar me mjete të forta në Prezë. Ngjarja ka ndodhur me 18 korrik, por u mbajt e fshehtë.
Nuk ka shumë të dhëna për këtë ngjarje, madje as njoftim zyrtar nga policia. Por zyrtarisht nga ky institucion konfirmohet vetëm si rast se shtetasi grek është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve të ABC News, shtetasi grek ishte duke udhëtuar me mjetin e tij, kur është ndaluar nga persona ende të paidentifikuar dhe është dhunuar. Fillimisht autorët i kanë kërkuar të zbresë nga mjeti i tij, e më pas e kanë goditur me mjete të forta. Më pas kanë kontrolluar imtësisht makinën e tij.
I plagosuri u dërgua në spital, ku mori ndihmën e duhur mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Sigal